🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.02 ▲1.34%
ARI 4,493 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,044 ▼ -4.79% ETH $1,865 ▼ -6.28% XRP $1.2296 ▼ -3.25% SOL $74.5300 ▼ -6.8%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.02 ▲1.34 % ARI 4,493 ▼0.59 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.02 ▲1.34 % ARI 4,493 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Protesta e 8 majit-Berisha: Rama është bishë e plagosur përfundimisht, ne nuk i ndahemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të opozitës që të përqendrohen plotësisht në organizimin e protestës kombëtare të datës 8 maj.

Në mbledhjen me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, Berisha theksoi se Edi Rama është “bishë e plagosur përfundimisht” dhe se opozita nuk do të heqë dorë nga beteja kundër tij, pavarësisht veprimeve që mund të ndërmarrë kryeministri.

“Edi Rama, ua them përsëri, është bishë e plagosur përfundimisht. Të bëjë ç’të dojë, ne nuk i ndahemi. Të bëjë ç’të dojë, ai nuk ka të ardhme, është i pashpresë, është i humbur. Përpiqet në të gjitha mënyrat si sharlatan. Është i gatshëm të shesë gjithçka, të thotë çdo gjë, vetëm e vetëm që të kapet në një fije bari”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, Rama është i rrethuar nga skandale korrupsioni dhe se vendi nuk ka më rrugëdalje pa ndihmën e opozitës.

Berisha kërkoi nga drejtuesit e degëve të PD-së një angazhim total në përgatitjen e protestës së 8 majit, duke zhvilluar takime intensive me qytetarët për t’u shpjeguar se “nuk ka dhe nuk ka pasur armik më të egër se Edi Rama për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Kryefjala e të gjithë kryefjalëve është organizim, organizim, organizim”

Duke pranuar se Partia Demokratike ka pasur mangësi në organizim në të kaluarën, Berisha theksoi se tani është momenti për një riorganizim të plotë të partisë, nga seksionet deri te nivelet më të larta.

“Ne jemi parti e madhe, ata që e vënë në dyshim këtë, gabojnë. Por ne kemi pasur një problem: nuk jemi marrë në shkallën e duhur me organizimin. Ndaj sot dhe çdo ditë, kryetarët, anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, koordinatorët, kryetarët e grupeve të seksioneve, kanë detyrën më të rëndësishme: organizimin dhe riorganizimin e kësaj partie”, tha ai.

Berisha vuri në dukje se Edi Rama ndodhet në një pozicion të vështirë dhe se mund të dalë nga “qerthulli” vetëm nëse opozita e lejon. Ai përmendi edhe intervistën e fundit të Ramës në një media evropiane, e cila – sipas tij – u prit me kritika të ashpra nga shtypi ndërkombëtar, duke cituar zërin e opozitës.

Ai paralajmëroi se Rama “çdo ditë bëhet më armik, çdo ditë bëhet më i rrezikshëm, çdo ditë bëhet më antishqiptar, çdo ditë bëhet më hajdut bashkë me organizatën e tij kriminale” dhe se opozita nuk do ta pranojë kurrë një gjendje të tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.