Politika

Protesta e PD, Gjebrea: Bllokimi trafikut, sjellje antiqytetare

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar përmes zv/Ministres, Elona Gjebrea për protestën e opozitësa, ku në orën 11:00’ të ditës së sotme qytetarët shqiptarë iu përgjigjën ftesë së Partisë Demokratike për të fikur autoveturat e tyre për 5 minuta, duke shkaktuar dhe trafik.

zv-min-e-brendshmeFoto-A1-494x3502Zv/Ministrja Gjerbrea tha se bllokimi i stimuluar i trafikut sot është produkt i një politike të vjetër antiqytetare dhe anti-demokratike.

“Kush e quan ndryshe duke e paraqitur si protestë demokratike, gabon. Sepse është fare e qartë se sado pak mjete të ndalen, ndalimi i tyre e bllokon krejt trafikun. Dhe ky bllokim nuk shpreh aspak opinionin e të gjithë atyre që janë ndalur, por cenon drejtpërdrejt lirinë dhe të drejtën e kujtdo ndër ta që nuk është në rrugë për të protestuar, po për arsye të tjera nga më të ndryshmet”, tha Gjebrea.

Sipas zv/ministres, “PD është në të drejtën e saj të protestojë dhe organizojë protesta kundër çdo vendimi apo veprimi të qeverisë, por nuk është në të drejtën e saj të detyrojë qytetarët që nuk mendojnë siç mendon PD që të bëhen numërorët e PD duke u vënë me zor në rreshtin e makinave të ndaluara”.

Gjebrea  shtoi se për më tepër, PD dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë e lëvizjes në rrugë qoftë për ndihmë e shpejtë, qoftë për forcat e rendit.

Në fund të deklaratës së saj, Gjebrea uroi që kjo lloj protestë të mbetet vetëm një lajthitje dhe të mos përsëritet në dëm të lirisë e të së drejtës së njerëzve që dalin në rrugë me makinë për nevojat e punës dhe drejtës së tyre të përditshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button