Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup/ Zhupa: Çështje drejtësie dhe dinjiteti!
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku shpreh mbështetjen ndaj tyre.
Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se gjuha shqipe është një e drejtë e panegociueshme dhe një shtyllë e identitetit kombëtar shqiptar. Deputetja shprehet se kur një popull detyrohet të kërkojë përdorimin e gjuhës së vet, kemi të bëjmë me një çështje drejtësie dhe dinjiteti.
Ndër të tjera, ajo u bën thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë:
Gjuha shqipe është një e drejtë e panegociueshme dhe një shtyllë e identitetit tonë kombëtar, e fituar me shumë sakrifica ndër vite.
Mbështes plotësisht zërin e studentëve që kërkojnë respektimin e saj, sepse kur një popull detyrohet të kërkojë përdorimin e gjuhës së vet, kemi të bëjmë me një çështje drejtësie dhe dinjiteti.
U bëj thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar ditën e sotme pasi u është ndaluar dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Studentët u kanë bërë thirrje institucioneve që të respektojnë ligjin për gjuhën dhe të respektojnë Kushtetutën. Po ashtu kanë kërkuar dorëheqjen e qeveritarëve në Maqedoninë e Veriut.
The post Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup/ Zhupa: Çështje drejtësie dhe dinjiteti! appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.