⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,678 ▼0.07%
DOW 51,394 ▼0.17%
NASDAQ 26,803 ▼0.07%
NAFTA 91.27 ▼1.44%
ARI 4,198 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,910 ▲ +0.59% ETH $2,715 ▲ +1.23% XRP $1.5533 ▲ +3.15% SOL $120.6900 ▲ +1.26%
S&P 500 7,678 ▼0.07 % DOW 51,394 ▼0.17 % NASDAQ 26,803 ▼0.07 % NAFTA 91.27 ▼1.44 % ARI 4,198 ▲0.71 % S&P 500 7,678 ▼0.07 % DOW 51,394 ▼0.17 % NASDAQ 26,803 ▼0.07 % NAFTA 91.27 ▼1.44 % ARI 4,198 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kronika

Protesta në Tiranë, Rama: Vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën për fjalën e lirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euroneës 2026 për Turizmin në Bruksel ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë teksa ka komentuar edhe mbështetjen e këngëtares Dua Lipa ndaj tubimeve. Rama u shpreh se është krenar për Dua Lipën siç është ajo për protestat që zhvillohen në vend.

Ai shtoi se Dua Lipa është këngëtare dhe jo Papa. Rama gjithashtu shtoi se edhe me Papën për disa gjëra nuk është dakord. Sa i përket protestave, ai theksoi se ka qenë protestues më përpara dhe se ka rrezikuar jetën për fjalën e lirë.

“Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa.

10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua.

Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim.

Kjo sagë do përfundojë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.