⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,658 ▼0.34%
DOW 51,149 ▼0.65%
NASDAQ 26,767 ▼0.2%
NAFTA 91.68 ▼0.99%
ARI 4,192 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $82,995 ▼ -0.1% ETH $2,677 ▲ +0.32% XRP $1.5128 ▲ +1.51% SOL $118.2900 ▲ +0%
S&P 500 7,658 ▼0.34 % DOW 51,149 ▼0.65 % NASDAQ 26,767 ▼0.2 % NAFTA 91.68 ▼0.99 % ARI 4,192 ▲0.57 % S&P 500 7,658 ▼0.34 % DOW 51,149 ▼0.65 % NASDAQ 26,767 ▼0.2 % NAFTA 91.68 ▼0.99 % ARI 4,192 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Arte

Përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes shkrimtari dhe skenaristi i shquar Teodor Laço

Më 29 shtator të vitit 1936, lindi në fshatin Dardhë të Korçës, shkrimtari, skenaristi, ish-ministri i Kulturës, Teodor Laço.

Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës, por pasioni i hershëm për shkrimin përcaktoi fatin e tij. Në vitin 1965 botoi librin e parë “Era e tokës”, për të vijuar tre vite më vonë me “Shtëpia në rrugicë”. Teodor Laço është autori i dhjetëra romaneve, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave apo dokumentarë, duke lënë pas një pasuri të madhe për letrat shqipe.

Pas viteve ’90 ai u përfshi në politikë, si deputet, ministër i Kulturës e më vonë si ambasador. Një pjesë të veprave të tij të fundit, i shkroi në fshatin e lindjes, Dardhë. Zemra e tij ndaloi së rrahuri më 15 tetor të vitit 2016.

Një pjesë e filmave që mbajnë firmën e Teodor Laços si skenarist janë: “Përballimi”, “Streha e re”, “Ditët që sollën pranverën”, “Dorina”, “Shtëpia jonë e përbashkët”, “Asgjë nuk harrohet”, “Tri ditë nga një jetë”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Vitet e pritjes”, komedia “Shi në plazh”, e tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.