⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,658 ▼0.34%
DOW 51,149 ▼0.65%
NASDAQ 26,767 ▼0.2%
NAFTA 91.68 ▼0.99%
ARI 4,192 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $82,995 ▼ -0.1% ETH $2,677 ▲ +0.32% XRP $1.5128 ▲ +1.51% SOL $118.2900 ▲ +0%
S&P 500 7,658 ▼0.34 % DOW 51,149 ▼0.65 % NASDAQ 26,767 ▼0.2 % NAFTA 91.68 ▼0.99 % ARI 4,192 ▲0.57 % S&P 500 7,658 ▼0.34 % DOW 51,149 ▼0.65 % NASDAQ 26,767 ▼0.2 % NAFTA 91.68 ▼0.99 % ARI 4,192 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshs kërkimore në Institutin Norvegjez

Instituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) ka bërë të ditur se Rita Augestad Knudsen është promovuar në pozitën e profesoreshës kërkimore, pas një dekade angazhimi në këtë institut.

Knudsen, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, merret me hulumtime në fushën e sigurisë ndërkombëtare, luftës kundër terrorizmit, rrezikut, çështjeve kibernetike dhe raportit mes politikës dhe së drejtës ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të NUPI-t, ajo kishte nisur punën në institut në vitin 2016 si hulumtuese e lartë në grupin për Siguri dhe Mbrojtje, ndërsa më 24 shtator 2026 është promovuar në pozitën e Research Professor.

Në aplikimin e saj për avancim, Knudsen e kishte organizuar punën kërkimore në tri shtylla kryesore: liria në politikën dhe të drejtën ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit dhe vlerësimi e konceptimi i rrezikut.

“Përmes hulumtimeve të mia kam kërkuar të kuptoj konceptet dhe praktikat kyçe në zemër të sigurisë ndërkombëtare, politikës dhe së drejtës, si dhe çfarë nënkuptojnë ato për politikëbërjen dhe teorinë”, ka deklaruar Knudsen.

Ajo ka thënë se synon ta vazhdojë punën sidomos në çështjet që ndërlidhen me teknologjinë, sigurinë, lirinë dhe rrezikun, si dhe të kontribuojë në mbështetjen e studiuesve të rinj.

Aplikimi i Knudsen është vlerësuar nga një komision ekspertësh i përbërë nga Mona Kanwal Sheikh nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, profesoresha Sissel Haugdal Jore nga Universiteti i Stavangerit dhe profesori Johan Eriksson nga Universiteti Södertörn.

Komisioni ka konstatuar unanimisht se Knudsen i plotëson kriteret për promovim në pozitën e profesoreshës kërkimore në NUPI.

Edhe drejtoresha e NUPI-t, Kari M. Osland, ka vlerësuar punën e saj, duke theksuar se hulumtimet e Knudsen në fushën e lirisë, kundërterrorizmit dhe rrezikut kanë vendosur standard të lartë në institut.

NUPI thekson se Knudsen ka drejtuar për rreth dhjetë vjet edhe Konsorciumin për Hulumtime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, ndërsa puna e saj përfshin edhe temat e radikalizimit, sigurisë kibernetike, sanksioneve ndërkombëtare, vetëvendosjes dhe ndërtimit të shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.