☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,699 ▼0.58%
DOW 52,211 ▼0.5%
NASDAQ 26,109 ▼1.66%
NAFTA 102.15 ▼0.61%
ARI 4,025 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,839 ▼ -0.34% ETH $2,329 ▼ -1.15% XRP $1.2827 ▼ -3.31% SOL $100.2900 ▼ -1.77%
S&P 500 7,699 ▼0.58 % DOW 52,211 ▼0.5 % NASDAQ 26,109 ▼1.66 % NAFTA 102.15 ▼0.61 % ARI 4,025 ▼0.65 % S&P 500 7,699 ▼0.58 % DOW 52,211 ▼0.5 % NASDAQ 26,109 ▼1.66 % NAFTA 102.15 ▼0.61 % ARI 4,025 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër para orës 09:00, protestuesit paralajmërojnë tubim para Qeverisë

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi nga institucionet e Kosovës, kanë paralajmëruar një tjetër tubim për nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe nga dy ditët e fundit, kur protestat kanë nisur në orën 16:00, tubimi i së premtes do të mbahet para orës 09:00 të mëngjesit.

Ky ndryshim i orarit vjen pasi protestuesit janë njoftuar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë një konferencë për media në orët e mëngjesit.

Njoftimin për konferencën e ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka deklaruar se tashmë ka pranuar raportet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Aktivistja Liridona Sijarina, në emër të protestuesve, ka kërkuar që konferenca e dy ministrave të mbahet jashtë objektit të Qeverisë, në mënyrë që protestuesit të mund të marrin pjesë.

“…A po e vendosim që me ia lypë Qeverisë që konferencën me majt jashtë ose na hyjmë brenda. Nesër para 9-ve takohemi qitu, s’kemi me u dorëzu, s’kemi me u zmbraps pa i marrë përgjigjet definitive dhe pa i pa kërkesat tona të adresume…”, ka deklaruar Sijarina para protestuesve.

Protestat kanë nisur pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ndërsa protestuesit po kërkojnë llogaridhënie dhe masa ndaj zyrtarëve që, sipas tyre, kanë dështuar në trajtimin e rastit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.