☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.04%
ARI 4,035 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,322 ▼ -1.37% ETH $2,313 ▼ -2.58% XRP $1.2696 ▼ -4.95% SOL $98.8400 ▼ -4.07%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.04 % ARI 4,035 ▼0.41 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.04 % ARI 4,035 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

Zëvendës presidenti amerikan J D Vance ka kontaktuar kreun e shërbimeve iraniane të sigurisë në përpjekje për të rifilluar negociatat e paqes dhe për të shmangur një tjetër valë sulmesh të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës Islamike.

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, me udhëzim të presidentit Trump, Vance i ka dërguar një letër Mohsen Rezaeit, që është dhe shefi i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

Kontakti synon të caktojë nëse Uashingtoni dhe Teherani mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bindur Trump që të mos urdhërojë ekzekutimin e asaj që zyrtarët amerikanë e kanë quajtur një fushatë ushtarake “e shkurtër por intensive” në javët e ardhshme.

Nisma vjen pavarësisht deklaratës së fundit të Trump se administrata e tij nuk po negocionte me Iranin dhe pas paralajmërimeve të vazhdueshme të tij se, aksioni i mëtejshëm ushtarak ishte i pashmangshëm.

Letra e Vance dhe kontaktet e mëtejshme mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë janë fokusuar më tepër në përcaktimin e një modeli për negociatat sesa në bisedimet për një marrëveshje të detajuar për paqen – vijon “Wall Street Journal”.

Edhe agjencia e lajmeve “Axios” ka raportuar se në letrën e tij, Vance theksoi se çdo negociatë synon parandalimin e përsëritjes së sulmeve amerikane, si opsion për të zgjidhur çështjen bërthamore iraniane.

Një burim zyrtar amerikan ka deklaruar për “Axios” se, ka qenë Vance që ka propozuar dërgimin e letrës dhe Trump që e ka mirëpritur nismën, edhe pse nuk dihet se në cilën datë ajo ka mbërritur në Teheran.

Megjithatë, vetë presidenti amerikan ofroi një narrativë tjetër të mërkurën, kur mohoi që ta kishte udhëzuar Vance të insistonte për të negociuar me Republikën Islamike.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi shkroi në rrjetin “X” se, ndërsa forcat e armatosura iraniane janë të përgatitura të mbrojnë vendin, Teherani po i jepte një tjetër shans diplomacisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.