Rajoni

Protesta të dhunshme në Athinë. Anarkistët kundër qeverisë, Tsipras thërret antiprotestën

Disa qindra anarkistë u përleshën me policinë greke gjatë orëve të natës. Trazirat nisën menjëherë pas një proteste që anarkistët bënë ndaj votës “Jo” në referendumin e së dielës.

Policia tha se ndaloi disa të rinj, ndërsa në rrugët e lagjes Eksarqia disa makina të parkuara u dëmtuan nga gurët që demonstruesit hodhën në drejtim të forcave të rendit.

Tensionet në sheshin kryesor të Eksarqias zgjatën për disa orë, për t’u qetësuar disi mëngjesin e së premtes. Ndërkohë, autoritetet greke thanë se kanë vënë në alarm mijëra forca të rendit për të parandaluar aktet e dhunës gjatë tubimit të pasdites në Athinë.

Partia në pushtet SYRIZA u ka bërë apel personave që duan të votojnë “Jo” në referendumin e së dielës, të protestojnë ndaj lëvizjeve të Bashkimit Europian dhe masave të bllokimit të progamit të ndihmës për Greqinë. Sipas ekspertëve të çështjeve të rendit, në këtë protestë priten të marrin pjesë me dhjetëra mijëra grekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button