Protestat në Francë, Burimi: Qeveria, kafshë e plagosur
Analisti Genc Burimi në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Francë e cila prej ditësh po përballet me protestat e studentëve. Burimi theksoi se rinia po shfrytëzon këtë moment dobësie politike, e nxitur dhe e mbështetur hapur nga partitë e opozitës së majtë.
Sipas tij, në Francë opozita nuk e fsheh mbështetjen për protestat, por del hapur në mbrojtje të kërkesave të të rinjve për kushte më të mira arsimimi.
Ai theksoi se vëmendja e opinionit publik është përqendruar edhe te përdorimi i forcës nga policia. Pas një incidenti ku një i ri humbi dorën, Burimi theksoi se kryeministri francez mori vendim për të ndaluar përdorimin e këtyre mjeteve ndaj protestuesve.
“Domethënë për ne në Francë nuk është e jashtëzakonshme. Kemi parë jelek verdhët, kemi parë rininë, dhe revolucioni i parë studentor në 68-ën. Asaj kohe nuk qe për kushte ekonomike, ekonomia shkonte shumë mirë në kohën e de Gaulle, por sihte për emancipimin seksual të rinisë midis të tjerave. Jo, nuk është e jashtëzakonshme.
Ajo që është e jashtëzakonshme është se po ndodh kjo në momentin kur qeveria është një kafshë e plagosur. Nuk them një bishë, por një kafshë e plagosur. Nuk kemi patur një qeveri në Francë në një gjendje kaq të dobët dhe si të thuash edhe sikur ajo e ndjen erën e gjakut peshkaqeni, rinia dhe e nxitur pak a shumë edhe nga partitë ose nga partia kryesore e majtë.
Jo të nxitura por edhe e asumon opozita domethënë pa asnjë kompleks, ku është problemi me një vend si Franca, një demokraci. Një parti politike thotë unë jam mbrapa, sigurisht unë jam me të rinjtë, unë jam që ata të kenë kushte të mira shkollimi e të tjerë e tjerë.
Në Shqipëri është ky debati, por Francë nuk është debat. Sot ka ndryshuar domethënë debati.Sepse pati një mitur në veri të Francës, pati dorën komplet të shqyer, amputacioni i dorës. Pra komplet nga një granatë që hodhi policia. Sot kryeministri vendosi që këto lloj granatash të mos përdoren më”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.