☁️
Tiranë 18°C · Vranët 18 May 2026
S&P 500 7,388 ▼0.27%
DOW 49,596 ▲0.14%
NASDAQ 26,034 ▼0.73%
NAFTA 102.32 ▲1.29%
ARI 4,561 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,638 ▼ -1.71% ETH $2,105 ▼ -3.42% XRP $1.3818 ▼ -2.06% SOL $84.4500 ▼ -2.02%
S&P 500 7,388 ▼0.27 % DOW 49,596 ▲0.14 % NASDAQ 26,034 ▼0.73 % NAFTA 102.32 ▲1.29 % ARI 4,561 ▼0.02 % S&P 500 7,388 ▼0.27 % DOW 49,596 ▲0.14 % NASDAQ 26,034 ▼0.73 % NAFTA 102.32 ▲1.29 % ARI 4,561 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Kosova

Protestat në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë

Mijëra studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur këtë të hënë në qendër të Shkupit për të kërkuar të drejtën e tyre të garantuar nga Kushtetuta që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Ura e Gurit u “vesh” kuqezi, ndërsa studentët valëvitnin flamuj shqiptarë dhe brohorisnin: “Gjuha shqipe nuk negociohet”.

Me pankarta të shumta në duar, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe

Mes turmës ra në sy edhe një djalosh i vogël me pankartën: “Mos ma përktheni të ardhmen!”, mesazh që u kthye në një nga momentet më prekëse të protestës.

Policia ishte e pranishme në terren gjatë gjithë protestës, ndërsa në marshim morën pjesë studentë dhe qytetarë shqiptarë nga shumë treva shqipfolëse, përfshirë Tetovën, Strugën dhe Kosovën.

Gjatë ditës pati edhe raportime se autobusë me studentë nga Kosova dhe Shqipëria janë devijuar nga autostrada pas kontrolleve policore. Organizatorët e panë këtë si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen në protestë dhe, siç u shprehën ata, “për të shuar zjarrin e studentëve”.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga studentët shqiptarë pas refuzimit të kërkesave të tyre nga Ministria e Drejtësisë.

Më 6 prill 2026, mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë protestuan po ashtu në qendër të Shkupit, duke kërkuar respektimin e të drejtave gjuhësore. Pas asaj proteste, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria po punonte për një zgjidhje dhe se së shpejti do të dilte me një propozim konkret.

Çfarë thotë ligji për provimin e jurisprudencës?

Sipas mediave në Maqedoni, në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase. Neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve të tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Projekt propozimi që do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka qenë gati në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u zu më në gojë nga qeveria aktuale.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, dhe prej asaj kohe, në Maqedoninë e Veriut janë ndërruar katër ministra të drejtësisë si Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga. Aktualisht ministër është Igor Filkov.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të detyruara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedonase, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.