☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.93 ▲0.4%
ARI 4,148 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,858 ▼ -1.05% ETH $2,403 ▼ -1.14% XRP $1.3048 ▼ -0.59% SOL $104.7600 ▼ -0.91%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.93 ▲0.4 % ARI 4,148 ▼0.3 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.93 ▲0.4 % ARI 4,148 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

LDK kërkon ndërhyrje nga krimet kibernetike, ngre shqetësim për sulmet online ndaj Osmanit dhe Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur shqetësim për sulmet dhe gjuhën ofenduese në rrjetet sociale ndaj figurave të saj politike.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se departamenti ligjor i partisë ka dorëzuar një kërkesë në njësinë për krime kibernetike, lidhur me sulme ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, LDK po kërkon ndaljen e këtyre sulmeve dhe kthimin e debatit politik në argumente dhe diskutime normale, duke i cilësuar ofendimet ndaj drejtuesve të partisë si të papranueshme.

Ai ka kërkuar gjithashtu që Policia e Kosovës të ndërmarrë masa për të garantuar një fushatë zgjedhore të rregullt dhe pa gjuhë urrejtjeje.

Në këtë periudhë, ndonëse fushata zgjedhore nis zyrtarisht më afër datës së zgjedhjeve, partitë politike tashmë kanë filluar aktivitetet e tyre me qytetarët dhe në rrjete sociale.

Shqetësim mbetet përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe përhapja e dezinformatave, përfshirë edhe materiale të mundshme të manipuluara me inteligjencë artificiale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.