⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,826 ▲ +0.39% ETH $2,241 ▲ +0.93% XRP $1.1568 ▼ -2.19% SOL $89.4300 ▼ -0.94%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Koçiu nga Baku: Shqipëria po ndërton qytetet e së ardhmes!

18 maj 2026 – Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, po merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), në Baku, Azerbajxhan, ku mesazhi kryesor që ndau ishte vizioni dhe përvoja e Shqipërisë mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, si përgjigje ndaj sfidave globale në rritje të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.

Sipas Koçiut, “zhvillimi urban nuk është vetëm çështje infrastrukturore, por një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve.”

“Shqipëria është sot një shembull konkret se si vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit. Përmes investimeve strategjike, inovacionit, politikave të gjelbra dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, vijojmë angazhimin për të projektuar qytetet e së ardhmes, me bindjen se zhvillimi ka vlerë vetëm kur përkthehet në më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët”, është shprehur zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.