☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,770 ▲ +1.62% ETH $1,619 ▲ +4.04% XRP $1.1225 ▲ +2.26% SOL $64.3300 ▲ +3.24%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Mbi 140 mijë emigrantë të interesuar për votimet në Diasporë

Diaspora mbetet e interesuar për zgjedhjet në Kosovë.

Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftohet se më 17 maj është përmbyllur periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 8 qershorit dhe sipas të dhënave të përfunduara janë pranuar 142.803 kërkesa për regjistrim, prej të cilave deri më tani janë aprovuar rreth 110 mijë.

Mënyra më e preferuar e votimit nga diaspora mbetet votimi përmes postës.

Nga 109,696 aplikime të aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike.

Votimi jashtë vendit do të zhvillohet më herët sesa dita e zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas planifikimit të parë të KQZ votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor, ndërsa votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë përpara zgjedhjeve, më 6 qershor.

Për votimin me postë janë funksionalizuar kutitë postare në 23 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ndërsa adresat e tyre do të publikohen gjatë javës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta rishikojë listën e përfaqësive diplomatike ku do të organizohet votimi fizik, pasi disa prej tyre kanë më pak se 50 votues të regjistruar.

Zgjedhjet e 7 qershorit janë të tretat nacionale brenda 16 muajve duke rregjistruar një nga krizat më të thella politike në vend që nga pas lufta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.