☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.82 ▲0.28%
ARI 4,150 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,954 ▼ -0.88% ETH $2,404 ▼ -1.05% XRP $1.3056 ▼ -0.47% SOL $104.8700 ▼ -0.72%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.82 ▲0.28 % ARI 4,150 ▼0.24 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.82 ▲0.28 % ARI 4,150 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Thellohet bashkëpunimi SHBA-Shqipëri për të forcuar mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

Ish-ekspertë të Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara po punojnë me Komandën Kibernetike shqiptare për forcimin e mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike. Lajmin e konfirmon Ambasada Amerikane në Tiranë, sipas së cilës, bashkëpunimi synon identifikimin e sistemeve kritike dhe ndërtimin e operacioneve të qëndrueshme të sigurisë kibernetike.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së bëri të ditur se javën e kaluar, në Qendrën e Inovacionit për Siguri dhe Mbrojtje, Universiteti për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri bashkëpunoi me specialistët kibernetikë shqiptarë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes kibernetike të orientuara drejt misionit.

Sipas njoftimit, ekspertët amerikanë po asistojnë autoritetet shqiptare në ngritjen e strukturave më të qëndrueshme të mbrojtjes kibernetike përballë kërcënimeve moderne.

Ambasada Amerikane theksoi se ky bashkëpunim forcon angazhimin e përbashkët mes SHBA-së dhe Shqipërisë për sigurinë rajonale dhe partneritetin në fushën e mbrojtjes.

“Javën e kaluar në Qendrën e Inovacionit për Siguri dhe Mbrojtje, Universiteti për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri bashkëpunoi me specialistët kibernetikë të Shqipërisë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes kibernetike të orientuara drejt misionit. Ish-ekspertë të Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara po punojnë me Komandën Kibernetike të Shqipërisë për të identifikuar sistemet kritike dhe për të ndërtuar operacione kibernetike të qëndrueshme. Ky bashkëpunim forcon angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë rajonale dhe demonstron partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në mbrojtje kundër kërcënimeve moderne”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.