Politika

Protestat tek Ministria e Jashtme/ Mbërrin Dendias, futet nga dera e përparme

Ndërsa tek ministria e jashtme prej pak minutash protestohet nga mbështetës të PDIU dhe shoqatës Çamëria, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka mbërritur në vend takim dhe është futur nga dera e përparme.
Ashtu siç e kishte paralajmëruar PDIU ka nisur të protestojë. Ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi, si dhe një qytetar tjetër që mbante një pankartë “Çamëria është gjallë”.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaroi për mediat se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU-së janë rrethuar nga forcat policore.

” Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht është i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta. Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk kemi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button