Politika

Protokolli: Personeli ynë në Afganistan nën komandën e Forcave turke

TurqiiiiNë ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u nënshkrua Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë lidhur me personelin ushtarak shqiptar që vepron në Afganistan në kuadër të ”Resolute Support Mission” nën komandën e Komponentit të Forcave të Armatosura turke.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik të Mbrojtjes, z. Igli Hasani, si dhe ndihmësit e atasheut turk, nënkolonel Abdullah Taha Yudakul dhe nënkolonel Raif Sarica.

Protokolli ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë për kontingjentin shqiptar që vepron në Afganistan për palen turke u nënshkrua nga atasheu ushtarak i Republikes së Turqisë i akredituar në Tiranë, kolonel Nizamettin Dogar, ndërsa për palën shqiptare e nënshkroi kolonel Fatmir Lokaj, drejtor i J3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
Ky Protokoll garanton mbështetjen që Qeveria e Republikës së Turqisë jep për kontigjentin shqiptar që shërben pranë Komandës Turke në Kabul, në ruajtje dhe mbrojtje të Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit në kuadër të ”Resolute Support Mission”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button