Politika

PS‐LSI, nisin negociatat për bashkitë, PS merr bashkitë e mëdha, në pikëpyetje Shkodra e Vlora

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur negociatat për kandidatët e tyre të përbashkët për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

rama-meta1“Panorama” shkruan sot se Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Meta kanë kontaktuar ditët e fundit dhe kanë folur konkretisht për 61 bashkitë e hartës së re zgjedhore. Takimi është mbajtur larg vëmendjes së mediave, ndërsa mësohet se shumë nga bashkitë janë përcaktuar në takimin e djeshëm. Mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë me kandidatët e saj të mbështetur nga PS në 25­30 për qind të bashkive të vendit. Ndër këto bashki ka dhe nga ato që konsiderohen si kategori e parë, si bashkia Fier, Berat, Lezhë, Pogradec, Pukë etj. Ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar të ketë kandidatët e saj në bashkinë e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Gjirokastrës. Ende e papërcaktuar mbetet nga cila parti e koalicionit do të jenë kandidatët për bashkitë e Shkodrës dhe Vlorës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button