Politika

PS: Basha nuk realizoi as projekte të mëdha e as të vogla

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Blerina Gjylameti, ka akuzuar Lulzim Bashën se gjatë periudhës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës nuk ka realizuar asnjë projekt.

“Basha premtoi projekte madhështore, por nuk arriti të realizonte as më të thjeshtat. Do të financonte shkolla e kopshte verore, por askush nuk ka dëgjuar për to”, tha Gjylameti.

“Premtimet e Lulit nuk vlejnë. Kryeqyteti ka nevojë për dikë që të punojë për qytetin dhe qytetarët. Më 21 Qershor, banorët e Tiranës do të bëjnë zgjedhjen e duhur”, shtoi deputetja socialiste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button