☁️
Tiranë 22°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 100.02 ▲2.25%
ARI 4,142 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,410 ▲ +2.29% ETH $2,458 ▲ +3% XRP $1.3603 ▲ +5.23% SOL $106.6600 ▲ +2.5%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 100.02 ▲2.25 % ARI 4,142 ▼0.01 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 100.02 ▲2.25 % ARI 4,142 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“PS dënon dhunën në protesta”, Balla: Studentët të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për dialog me studentët, duke theksuar se qeveria dhe Kryeministri kanë shprehur gatishmërinë për të diskutuar çdo kërkesë të tyre përmes një tryeze bisedimesh.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se studentët duhet të dëgjohen dhe se ka ardhur momenti për një fazë të re reformash në arsimin e lartë, duke kujtuar se “Pakti për Universitetin” mund të pasohet nga një “Pakt 2.0”, i ndërtuar mbi kërkesat dhe shqetësimet aktuale të studentëve.

Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e kushteve në universitete dhe konvikte.

Ai bëri të ditur se Kuvendi do të votojë një marrëveshje me Republikën Federale të Gjermanisë dhe KfW-në për investime të reja në konvikte, duke theksuar se kushtet aktuale janë dukshëm më të mira krahasuar me vitet kur studentë kanë qenë vetë përfaqësuesit politikë të sotëm.

Balla u ndal gjatë te ngjarjet e fundit në Tiranë, duke deklaruar se dëmet e shkaktuara gjatë protestave shkojnë përtej kostove të projekteve që mund të ishin investuar në infrastrukturën universitare.

Ai përsëriti se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon çdo akt dhune dhe e konsideron të papranueshëm sulmin ndaj forcave të rendit.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon dhunën. Ngritja e dorës kundër Policisë së Shtetit është vepër penale“, deklaroi Balla, duke shtuar se, si ish-ministër i Brendshëm, nuk mund të anashkalojë faktin që një pjesë e konsiderueshme e të lënduarve gjatë përplasjeve kanë qenë efektivë policie.

Ai krahasoi situatën në Shqipëri me protestat e zhvilluara në vende të tjera si Franca, Belgjika dhe Argjentina, duke argumentuar se ndryshe nga ato raste, në Shqipëri numri më i madh i personave të lënduar që janë paraqitur në spital rezultojnë të jenë punonjës policie.

“Mua më dhemb shpirti për këdo që lëndohet, por mos harroni që për mua gjaku i punonjësit të policisë është gjaku i shtetit“, u shpreh ai.

Një pjesë e deklaratës së Ballës iu kushtua pjesëmarrjes së të miturve në protesta. Ai u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë që fëmijët e tyre të përfshihen në përplasje apo, sipas tij, të përdoren për qëllime politike.

“Është përgjegjësi e prindërve që fëmijët e tyre të mos përdoren mish për top nga axhenda të caktuara politike në vend apo nga duar të huaja jashtë tij“, deklaroi Balla.

Sa i përket situatës në arsim, ai tha se procesi mësimor po vijon normalisht në të gjitha shkollat e vendit, duke e cilësuar këtë si një lajm pozitiv mes situatës së tensionuar.

Balla foli gjithashtu për axhendën parlamentare, duke theksuar se Kuvendi duhet të vijojë punën me intensitet të lartë për miratimin e ligjeve që lidhen me procesin e integrimit europian.

Sipas tij, një javë e humbur parlamentare ndikon drejtpërdrejt në kalendarin e negociatave dhe në përmbushjen e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian.

Në fund, ai i ftoi studentët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ulen në dialog me qeverinë, duke nënvizuar se Kryeministri, Ministria e Arsimit dhe institucionet përgjegjëse janë të gatshme për bisedime.

“Karriget janë vendosur, gjithçka është gati. Studentët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ulemi për të diskutuar”, tha Balla.

Duke iu referuar sulmeve ndaj institucioneve shtetërore gjatë protestave, ai e cilësoi situatën si të paprecedentë, duke deklaruar se godina e sulmuar nuk ishte vënë në shënjestër as gjatë trazirave të viteve 1997 dhe 1998.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.