Politika

PS: Kandidati i PD-së po kupton dështimin e Bashës në Tiranë

Partia Socialiste, përmes deputetes Olta Xhaçka, deklaroi të hënën se kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u tërhoq nga gara zgjedhore pasi ai dështoi në premtimet e tij për Tiranën.

Duke deklaruar se, Basha nuk i mbajti premtimet e tij si kryebashkiak, Xhaçka tha se kjo po kuptohet sot dhe nga kandidati i PD-së për Tiranën, i cili e ka të pamundur të bëjë ndonjë premtim pa denoncuar më parë dështimet e kreut të PD-së.

“Ka një situatë qesharake sot, në njërën anë kemi zëdhënësit e Lulit që flasin për vizionin e kryetarit me tramin, me bulevardin e ri dhe me kartat studentore, ndërsa nga ana tjetër kemi kandidatin për Tiranën, i cili po e kupton dita-ditës se e ka të pamundur të bëjë ndonjë premtim apo të paraqesë ndonjë platformë pa denoncuar më parë dështimet e kryetarit të PD-së”, u shpreh Xhaçka.

Më 21 qershor, vijoi ajo, kjo estradë e PD-së merr fund, pasi qytetarët do të votojnë për të ardhmen e qytetit të tyre. “Tiranës i duhet një kryetar bashkie që do ta çojë atë në drejtimin e duhur”, përfundoi deklaratën deputetja e PS-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button