Politika
PS mbledh grupin parlamentar
Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar, ku e pranishme për herë të parë është edhe ministrja e re e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS, zhvillohet me dyer të mbyllura.
Milva Ekonomi u emërua ministre e Zhvillimit Ekonomik, pas ndryshimeve në qeveri, ku zuri vendin e Arben Ahmetaj, i cili u emërua ministër i Financave.
Ekonomi më parë mbante poztin e zv/ministres së Shëndetësisë.