Politika

PS mbledh strukturat në Elbasan, Ruçi: Dekriminalizimi po përdoret për kredo politike

Është mbledhur paraditen e kësaj të marte dega e Partisë Socialiste të Elbasanit, në një takim ku të pranishëm kanë qenë të pranishëm edhe kreu i grupit paramentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Ruçi, pasi ka sqaruar se, ky takim mbahet në kuadër të ristrukturimit dhe përgatitjes së PS për zgjedhjet e ardhshme, ka prekur edhe çështjen e dekriminalizimit, e cila sipas tij po keqpërdoret nga opozita.

“Procesi i dekriminalizimit po përdoret për kredo politike. Komisioni i drejtuar nga opozita nuk ka sjellë asnjë draft për këtë proces”, ka thënë Ruçi.

Ndërsa nënkryetari i grupit, Balla ka vlerësuar se, pavarësisht kësaj vendi do të ketë së shpejti një ligj për dekriminalizimin, “që do të pengojë angazhimin në postet drejtuese të personave me rekorde kriminale”.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes, Ruçi ka vlerësuar dorëheqjen e Armando Prengës, vendim ky që sipas tij i shërben vetë ish-deputetit por edhe partisë.

“PS e dha vendimin e saj në lidhje me Prengën, të gjithë të heshtin derisa të flasë drejtësia”, ka thënë Ruçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button