⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 102.12 ▼0.06%
ARI 4,707 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $80,661 ▼ -0.04% ETH $2,305 ▲ +0.86% XRP $1.4521 ▲ +0.31% SOL $94.6100 ▼ -0.19%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 102.12 ▼0.06 % ARI 4,707 ▲0.42 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 102.12 ▼0.06 % ARI 4,707 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Kosova

PSD me aksion simbolik, Molliqaj: “Kllika” e Uran Ismailit e kontrollon PDK-në

PSD aksion simbolik në Prishtinë, Molliqaj me akuza të ashpra ndaj PDK-së

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilin ia ka kushtuar Partisë Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar këtë subjekt për mungesë opozitarizmi dhe ndikim të brendshëm nga një “klikë” udhëheqëse.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë këtij aksioni ka drejtuar akuza ndaj disa figurave brenda PDK-së, duke veçuar veçanërisht Uran Ismailin, të cilin e ka përmendur si pjesë të një grupi vendimmarrës brenda partisë.

“Udhëheqësi i klikës së PDK-së edhe i klanit brenda PDK-së është Uran Ismaili. Paramendojeni, nga katër anëtarë të kësaj klike, dy prej tyre as nuk garojnë. Njëri ka qenë kryetar partie, tjetri ka qenë shef i grupit, ministra… as nuk hyjnë në garë fare. Por janë vendimmarrësit në këtë parti“, tha ai.

Molliqaj ka pretenduar se në PDK ekziston një grup i vogël që, sipas tij, kontrollon vendimmarrjen dhe proceset e brendshme, përfshirë edhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe qëndrimet politike të partisë.

Ai ka përmendur edhe rastin e Fatmir Limajt, duke thënë se vendimet për të nuk janë marrë në mënyrë formale brenda strukturave të partisë, por janë përcaktuar më herët nga individë të caktuar.

“A e dini që refuzimi i Fatmir Limajt nuk është bërë në mbledhjen e kryesisë të PDK-së? Një javë më herët e keni një intervistë në ‘Pressing’, udhëheqësi i klikës së PDK-së, Uran Ismaili, i cili thotë që nuk do ta marrim Fatmir Limajn. Mbledhja e kryesisë ka qenë veç formalizim i vendimit të tij“, u shpreh ai.

Sipas tij, edhe renditja e kandidatëve në listat zgjedhore nuk reflekton gjithmonë votën e brendshme, duke ngritur pretendime për ndryshime në përfaqësim pavarësisht rezultateve të votimit.

Në fund, Molliqaj ka kritikuar edhe opozitën në përgjithësi, duke thënë se ajo nuk po arrin të bëjë përballje të vërtetë politike me pushtetin, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesin PSD-në si alternativë opozitare./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.