☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 88.99 ▼0.5%
ARI 4,131 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,577 ▼ -2.41% ETH $2,577 ▼ -4.33% XRP $1.4242 ▼ -5.32% SOL $116.3200 ▼ -3.87%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.99 ▼0.5 % ARI 4,131 ▼1.35 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 88.99 ▼0.5 % ARI 4,131 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – IEA përshpejton nxjerrjen në treg të rezervave të naftës

PARIS, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) planifikon të përshpejtojë çlirimin e rezervave emergjente të naftës, një masë e kërkuar nga vendet e G7-s në kushtet e rritjes së çmimeve të karburanteve.

Pas një takimi sot në Paris, IEA tha se qeveritë anëtare kishin rënë dakord të përshpejtonin çlirimin e rezervave të naftës të premtuara në mars dhe ta përfundonin procesin sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke pasur parasysh situatën e tensionuar në tregjet e naftës diezel, prioritet duhet t’i jepet, sa të jetë e mundur, çlirimit të rezervave të diezelit, deklaroi agjencia.

Në mars, IEA-ja vendosi të nxirrte në treg një rekord prej 400 milionë fuçish naftë bruto nga rezervat strategjike, në përgjigje të luftës së nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.

Deri tani janë hedhur në treg nga rezervat rreth 325 milionë fuçi nafte, ndërsa disa vende kanë nxjerrë sasi më të mëdha nga sa kishin premtuar fillimisht.

Çlirimi i plotë i të gjitha rezervave të premtuara në mars do të sillte edhe 100 milionë fuçi të tjera në treg.

Kjo është sasia e kërkuar nga vendet e G7-së.

Qeveritë e vendeve anëtare të IEA-së kanë ende rezerva të konsiderueshme publike emergjente të naftës, që arrijnë në rreth 1,1 miliardë fuçi, përfshirë më shumë se 200 milionë fuçi diezel, raportoi agjencia me seli në Paris.

IEA-ja është e gatshme të nxjerrë në treg edhe sasi të tjera nga këto rezerva nëse do të jetë e nevojshme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.