☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 15 May 2026
S&P 500 7,437 ▼0.86%
DOW 49,659 ▼0.81%
NASDAQ 26,336 ▼1.12%
NAFTA 100.75 ▲3.95%
ARI 4,548 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,303 ▼ -3.24% ETH $2,229 ▼ -3.72% XRP $1.4496 ▼ -2.61% SOL $89.7600 ▼ -3.91%
S&P 500 7,437 ▼0.86 % DOW 49,659 ▼0.81 % NASDAQ 26,336 ▼1.12 % NAFTA 100.75 ▲3.95 % ARI 4,548 ▼2.94 % S&P 500 7,437 ▼0.86 % DOW 49,659 ▼0.81 % NASDAQ 26,336 ▼1.12 % NAFTA 100.75 ▲3.95 % ARI 4,548 ▼2.94 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Ekonomia

Viti 2025, historik për Fibank Albania

Fibank Albania ka arritur një nga vitet më të suksesshme në historinë e saj, duke regjistruar rritjen më të lartë të aktiveve dhe depozitave në të gjithë sistemin bankar gjatë vitit 2025.

Banka raportoi një zgjerim të ndjeshëm të aktivitetit, me rritje të fortë të portofolit të kredive, fitimin më të lartë neto të regjistruar ndonjëherë dhe tregues të lartë kapitalizimi.

Sipas të dhënave financiare të bankës, aktivet totale u rritën me rreth 24% gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i rritjes në sistemin bankar shqiptar. Rritja e aktiveve i ka dhënë Fibank edhe zgjerimin më të madh të peshës në treg, me një rritje të ndjeshme të market share.

Depozitat shënuan performancë rekord, duke u rritur me rreth 22%, sërish ritmi më i lartë në sistemin bankar dhe më shumë se dyfishi i mesatares së sektorit. Sipas bankës, kjo përfaqëson edhe rritjen më të madhe ndonjëherë në vlerë absolute të depozitave të klientëve.

Aktiviteti kreditues i bankës u zgjerua me ritme të shpejta. Fibank Albania e mbylli vitin me rritje prej rreth 23% të portofolit të kredisë, duke u renditur ndër bankat me zgjerimin më të lartë të financimit në treg. Banka evidenton se gjatë vitit 2025 është regjistruar niveli më i lartë ndonjëherë i kredive të reja të disbursuara.

Paralelisht me zgjerimin e aktivitetit, Fibank ruajti edhe tregues të fortë të qëndrueshmërisë financiare. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në rreth 23.6% në fund të vitit 2025, niveli i dytë më i lartë në sistemin bankar shqiptar, ndërsa banka regjistroi gjithashtu fitimin neto më të lartë në historinë e saj.

Gjatë vitit 2025, Fibank Albania zgjeroi edhe praninë fizike në treg përmes hapjes së degëve të reja. Paralelisht, banka investoi në përmirësimin e eksperiencës së klientit, duke zgjeruar paketat e produkteve dhe duke forcuar më tej kanalet digjitale.

Fibank vlerëson se rezultatet e arritura gjatë vitit 2025 marrin rëndësi të veçantë edhe për faktin se u realizuan në një ambient konkurrues dhe dinamik për sektorin bankar shqiptar. Viti 2025 ishte pozitiv për të gjithë sistemin financiar, me rritje të aktivitetit ekonomik, zgjerim të kreditimit dhe rritje të besimit tek sektori bankar.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.