☁️
Tiranë 12°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,748 ▲0.38%
DOW 52,214 ▲1.15%
NASDAQ 26,718 ▲0.09%
NAFTA 96.40 ▲2.66%
ARI 4,181 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,524 ▲ +0.89% ETH $2,454 ▲ +0.94% XRP $1.3452 ▲ +1.25% SOL $106.1900 ▲ +1.78%
S&P 500 7,748 ▲0.38 % DOW 52,214 ▲1.15 % NASDAQ 26,718 ▲0.09 % NAFTA 96.40 ▲2.66 % ARI 4,181 ▲1.78 % S&P 500 7,748 ▲0.38 % DOW 52,214 ▲1.15 % NASDAQ 26,718 ▲0.09 % NAFTA 96.40 ▲2.66 % ARI 4,181 ▲1.78 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kryeartikull

Pse nuk m’u përlotën sytë për gazetaren Lala”

Nga Brizida Gjikondi

Sot jam kundër turmës.

Sot jam kundër kujtdo që gojën, tastierën se ka lidhur me trurin, por me emocionin naiv e të sipërfaqshëm.

Emocionin përtac, të shqiptarëve të kësaj epoke, që ashtu si paranë edhe emocionin e marrin kallëp, pa u lodhur, pa vrarë mendjen, mjaftojnë të kuisin kundër hënës edhe kur dritën ajo se ka të sajën.

Këtë status sot si shumë rrallëherë të tjera po e shkruaj si juriste, jo si qytetare. Sa dëgjova ngjarjen, pa arritur në përfundim emocional, për të mallkuar zotin e te birin e kësaj toke të nëmur për disa por jo për mua, pa mburrur Lalën dhe mbushur sytë me lot, natyrshëm direkt telefonova dhe kërkova, disa saktësime.

A banonte gazetarja Lala tek shtëpia që u qëllua ? Jo më thanë, ajo banon prej vitesh diku tjetër.

Pikërisht dhe mbrëmë kish qenë në shtëpinë e SAJ me bashkëshortin.

Po tek shtëpia ku është qëlluar kush jeton përveç prindërve pyeta? Më thanë që jeton edhe vëllai që është JURIST I BURGUT TË FUSHË-KRUJËS.

Kjo më bëri që sytë të mos më përloten, marazi kundër kësaj toke të nëmur për disa, por jo për mua, të më ridimensionohet, dhe si shpeshherë heshturazi të falënderoj intuitën time.

Psherëtiva e lehtësuar, gazetaria jonë investigative që ka zbuluar llahtarën e mafies vertikale dhe horizontale në këtë palo shtet shyqyr Zotit nuk është vërtet në rrezik.

Denoncimet e tyre skandaloze dhe prangat falë tyre do vijojnë…… bashkë me to dhe turma e revoltuar dhe emocionale që mafies dhe argatëve të saj po ja tund dhëmballën numër 8 me revoltën e tastierës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.