Publikimi i raportit të Senatit për torturat e CIA-s ndihmon politikën e jashtme të SHBA-së
Raporti i Senatit për torturat e CIA-s është shumë i rëndësishëm. Analisti i DW Michael Knigge, mendon se ata që kritikojnë publikimin e tij e kanë gabim.
Ajo që filloi si një përpjekje bipartizane vite më parë, shumë shpejt u kthye në një betejë përçarëse ku asnjë nga palët nuk do të dalë e pa prekur, pasi Senati i SHBA-së të publikojë raportin për torturat e CIA-s dhe programin e arrestitmit të të dyshuarve për terrorizëm, të kryer gjatë presidencës së George W. Bush.
Në vend që të prezantohet para amerikanëve dhe para botës si një qeveri e bashkuar për këtë çështje, të analizojë dhe të nxjerrë në pah gabimet e bëra pas sulmeve të shtatorit 2011 nga një agjenci e qeverisë, Uashingtoni vazhdon të sillet me dredhi për këtë çështje të rëndësishme.
Diskutim hutues
Si rezultat republikanët jo vetëm që do të kundërshtojnë publikmimin e përmbledhjes ekzekutive të raportit, por do të nisin edhe fushatën mediatike kundër gjetjeve të tij. CIA do të publikojë gjithashtu reagimin e saj për raportin. Kjo do ta detyrojë senatoren Diane Feinstein, kreu i komitetit të shërbimeve inteligjente në Senat, dhe Shtëpinë e Bardhë të mbrojnë publikimin e raportit nga kritikat e ashpra ndaj tij.
Ky është një turp, sepse e sposton debatin nga problem i vërtetë: Diskutimi nuk duhet të jetë rreth publikimit apo jo të raportit, por atë se çfarë nga thonë gjetjet për torturat e CIA-s dhe programit të arrestitmit të të dyshaurve për terrorizëm dhe çfarë mund të mësojmë prej tij sot.
Nxtije për sulme
Një nga argumentet krysore të atyre që janë kundër publikimit ose shtyrjes së tij, është se publikimi i tij mund të ketë pasoja negative, për amerikanët që jetojnë jashtë dhe më së shumti për politikën e jashtme të SHBA. Por fatkeqësisht argumenti i tyre është i gabuar.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk është publikimi i raportit ai që mund të nxisë pasoja negative për shtetasit e SHBA-së dhe politikën e jashtme, por janë praktikat e torturës që mund të bëjnë një gjë të tillë. Dhe gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se në kundërshtim me atë që thonë këta kritikë, publikimi e shpëton politikën e jashtme të SHBA-së dhe nuk e dëmton atë.
Nuk ka vend për arrogancë
Si mundet që SHBA, një fuqi globale, e cila e ka parë veten historikisht si djepi i lirisë, si fanar ndriçues si „city upon the hill“ (qyteti në majë të kodrës), kritikon vende të tjera për shkleje të të drejtave të njeriut, por nuk thotë gjë për abuzimet e veta? Kjo nuk është e pamundur! Për të rifituar besueshmërinë ndërkombëtare që ka humbur si pasojë e praktikave të ndjekuara nga CIA dhe të tjerë gjatë periudhës së Bush-it, është shumë e rëndësishme për Uashingtonin ta njohë dhe ta pranojë përgjegjësinë për ato veprime.
Por do të ishte gabim që publikimi i raportit të argumentohej vetëm me politikën e jashtme. Sepse çështja është shumë më e rëndësishme se kaq. Në një shtet demokratik të së drejtës nuk ka vend për tortura. Ndaj publikimi i raportit të Senatit për torturat përbën një hap të rëndësishëm, pikërisht për ta ritheksuar këtë fakt edhe pse kjo s’duhej të ishte e nevojshme.