Maqedonia

Publikohen dokumente të Prokurores Speciale, reagon LSDM-ja

Partia opozitare maqedonase, LSDM, e ka quajtur megaskandal publikimin e detajeve nga plani i punës i Prokurores Speciale, Janeva.

Nga LSDM-ja pohojnë se është publikuar plani i punës i Prokurores Speciale, plani i saj personal dhe plani financiar, ndërsa mediat e përmendura proqeveritare e dinë se dokumentet janë dorëzuar edhe në qeveri.

“Skandaloze, janë publikuar tekste në të cilat citohen dispozita ligjore për përgjegjësi hipotetike të Prokurores Speciale, e cila ende nuk ka filluar punën. Këto janë shembuj direkt të presioneve të Gruevskit mbi Prokuroren Speciale, e cila duhet të merret me rastet që kanë të bëjnë me përgjimet dhe veprat që dalin nga to, ndërsa ky presion nuk duhet lejuar”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button