Opinion

Puçi i Erdoganit kundër Haradinajt, më i dokumentuar se ai i Gulenit kundër Erdoganit

 

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj është shpallur armik nga Presidenti I Turqisë Rexhep Erdogan, I cili po ashtu e ka kërcënuar se do ta rrrëzoj nga pushteti. Reagimi pasoi shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit të AKI nga kryeminstri Haradinaj, pas kidnapimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në mënyrë të paligjshme u transferuan në Turqi nën akuzat se janë terroristë.

Deklarata e Erdoganit për Ramush Haradinaj, është shumë e rënd, për për fatin e shtetit të Kosovës. Fakti që Presidenti I Turqisë e ndjen veten Sulltan në Kosovë dhe mendon se mund të emëroj dhe të shkarkoj kryeministra, është një moment reflektimi I fort, të cilin nuk mund ta kalojmë më me humor.

Kjo deklaatë është një arsye për të gjykuar se një vend I pasigurt dhe pa standarte demokratike si Turqia, mund të vërë në rrezik orientimin perëndimor të shqiptarëve, nëse influenca e tyre mbi klasën politike është e madhe.

Dhe në këtë rast në Kosovë, ai duket se po operon si një nxitës I një grushti shteti. Paradoksalisht, Ai po ndërhyn në jetën e brendëshme politike në Kosovë, dhe po kërcënon për “grusht shteti” , ndërkohë që po kërkon të arrestoj disa mësues, të cilët I konsideron politikisht bashkëpuntorë të një grushti shteti në Turqi.

Pra ky njeri që po çmend gjtihë botën duke kërkuar të arrestoj çdo mbështetës të kundërshtarit të tij politik të cilin e akuzon për grusht shteti, vet kërcënon me grusht shteti, një vend të pavarur, vetëm se kryeministri, I pafuqishëm për të ndal rrëmbimin e të akuzuarve, ka reaguar I dëshpëruar duke bërë disa shkarkime zyrtarësh. Nëse ka një tentativë të vërtet për grusht shteti, më e besueshme dhe e faktuar është kjo e Erdoganit kundër Haradinaj, se sa ajo e Gulenti kundër Erdoganit për të cilin deri tani kemi parë vetëm filma por jo fakte.

Në këtë rast ka shumë rëndësi reagimi ndaj tij. Reagimi nga Kosova është I matur, por kjo nuk vjen aq nga urtësia e tyre diplomatike, por nga fakti se ndërhyrja e Erdoganit , por nga fakti se Kosova është një shtet I kapur nga biznesi I Erdoganit. Ata kanë nën kontroll ndërmarrjet më të mëdha publike të Kosovës të privatizuara për pak lek dhe shumë ndere, dhe po ashtu ka prodhuar raporte personale me udhëheqës politik, të cilët I ka hipnotizuar me autoritetin e tij, që u duket si një garanci pushteti në Kosovë.

Kjo reflektohet qartë tek konferenca për shtyp e presidentit Hashim Thaçi, I cili me të njëjtin fjalor të si të Erdoganit, I konsideroi terrorist pesë mësuesit dhe një mjek turk, që u rrëmbyen dhe ju dorëzuan Turqisë, edhe pse ata nuk kishin kaluar asnjë faze gjykimi në instancat gjyqësore të Kosovës.

Kjo është arsyeja që reagimi nga Kosova, duket si I matur, por në fakt është I tulatur, pasi realisht Turqia është ulur këmbkryq atje dhe ka kapur politikkën e lart, shtetin dhe ekonominë.

I njëjti rrezik egziston dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet e forta personale të kryeministrit Edi Rama me Erdoganin, po përdoren aktualisht për të tërhequr disa investime të mëdha turke në Shqipëri, siç është kompania ajërore me flamur shqiptar dhe një aeroport në Vlorë, por pas tyre Edi Rama njësoj si Kosova do të përballet me kërkesa të papranueshme, siç është ajo për ekstradim të shtetasve turq që janë në Shqipëri, mbështetës të Gulenit, apo manira të tjera të Sulltanit për rajonin. Do të ishte vetvrasëse edhe për Shqipërinë, nëse nevojën për investime do ta shkëmbente me shitje parimesh dhe shkelje të standarteve të një vendi që synon të antarësohet në BE dhe më keq akoma do të ishte zhytje në një varësi të rrezikshme politike që reflekton paranojat e një lideri të destabiluzar. Shqipëria mund të bëj dhe pa një kompani ajërore të saj dhe pa një aeroport në Vlorë, por jo pa standartin e një vendi që synon Perëndimin. Ajo ka më shmë nevoja për standarte lirie që e çojnë drejt Perëndimit se sa për standarte biznesesh që e mbajën të lidhur me Erdoganin.

Së fundi desha të sqaroj dhe Presidentin Thaçi, se reagimi I ashpër që ka ardhur nga disa gazetarë nga Shqipëria për rrëmbimin e gjashët shtetasve turq në Kosovë, mes të cilëve unë isha ndoshta më I ashpër, u bën nder shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, pasi u ruan nderin që politikanë si Thaçi ua shitën tek Erdogani.

Reagimi im por dhe I kolegëve të mij, nuk ka lidhje me ata që dogjën Shqipërinë në vitin 1997, por me ata që po I vën zjarrin Kosovës në 2018, duke e kthyer në një Vilajet të Erdoganit dhe duke dëshmuar se nuk meritojnë të jenë shtet I pavarur, pasi janë shtet I pasigurt. Më 1997, më afër me ata që dogjën Shqipërinë ishte vet Hashimi, se sa unë dhe kolegët e mij. Por Shqipëria e ka tejkaluar vitin 1997, si një ëndërr të keqe, por ajo që po ndodh në Kosovë, është më keq se viti 1997, pasi nuk është luftë mes shqiptarëve për para e pushtet, por përpjekje për ti futur në luftë shqiptarët, për parat dhe pushtetin e Erdoganit.

Related Articles

Nje koment

  1. ER DOGANI ESHTE NJE DIKTATOR …. KUJTON AKOMA SE ESHT NE SHEKULLIN E 15 ME EMPIRIN OTOMAN ….. BRAVO RAMUSH MOS JA VAR QENIT ..QE NE SERBI BEN UZINA DHE NE KOSOVE BEN XHAMIA …. DHE ASNJE PUSHKA PER TU MBROJTU NUK KA SHITUR …KUR GJERMANIA AMERIKA I DHANE ARME PER TU MBROJTU R NGA RUSIA …TANI E KTHEHU XHAKETEN …. NDYRESIRE ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button