Punësimet në industrinë e Maqedonisë janë rritur
Numri i të punësuarve në industri, në periudhën janar-shtator 2016, ka shënuar rritje për 0.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS), në shtator të këtij viti është ulur numri i të punësuarve për 0.9%, krahasuar me vitin e kaluar.
Numri i të punësuarve në sektorin e xehetarisë dhe gurthyesve në shtator të këtij viti ka shënuar rritje për 2.7%, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ndërkaq ka rënë në sektorin e industrisë së përpunimit, për 1.2%, kurse rritje prej 0.3% në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit.
Sipas grupeve kryesore industriale, rënie të punëtorëve në shtator të këtij viti, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ka në Prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë, për 4.2%, por ka rritje në energji për 2.4%, prodhime të ndërmjetme, përveç energjisë, për 0.7%, prodhime kapitale për 7% dhe prodhime afatgjate për përdorimt ë gjërë, për 3.9%.