☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▼9.53%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,900 ▲ +4.59% ETH $2,157 ▲ +5.59% XRP $1.4358 ▲ +3.96% SOL $91.5700 ▲ +6.51%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kronika

Pushime me vajzat në Itali, arrestohet shqiptari me 58 kg marijuanë

droga11-320x240Një shtetas shqiptar është arrestuar në portin e Ankonës menjëherë pas zbarkimit nga një traget të ardhur nga Greqia, sepse iu kapën të fshehura në makinë 58 kilogramë marijuanë.

Operacioni është kryer nga Guardia di Finanza e Ankonës në bashkëpunim me Agjencinë e Doganës.

Shqiptari 42-vjeçar me inicialet B.P., ka deklaruar se ndodhej në Itali për pushime me gjithë dy vajzat e tij, 14 dhe 16 vjeç, por kjo deklaratë nuk i ka bindur agjentët doganorë, të cilët pas një kontrolli me qen antidrogë, gjetën 63 pako për një total prej 58 kilogramë marijuanë të fshehura në një fund të dyfishtë të mjetit, mes dy sediljeve të para.

Marijuanës i ishte hedhur madje edhe pluhur kafeje përsipër, për të shmangur nuhatjen nga qentë antidrogë.

Sipas policisë italiane, nëse do të shitej në treg, droga do të kapte vlerën e 600 mijë eurove.

42-vjeçari është arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të substancave të paligjshme. Ngarkesa e marijuanës është sekuestruar dhe dy vajzat adoleshente u janë besuar disa të afërmve të shqiptarit në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.