Ekonomia

Pushteti vendor, në 2016 shpenzimet planifikohen në masën 47 996 milionë lekë

Buxheti i vitit 2016 për pushtetin vendor llogaritet 47 996 milionë lekë. Përmes draftit të buxhetit, qeveria ka marrë në konsideratë një decentralizim të fortë të shërbimeve publike nga pushteti qendror tek ai lokal përmes transferimit të një sërë funksionesh.

Funksionet e reja të qeverisjes vendore pritet të forcojnë rolin e bashkive në zhvillimin e qëndrueshëm vendor.
Sipas statistikave të p/buxhetit në vitin 2016, në zërin e shpenzimeve rreth 13 001 milionë lek llogariten si të ardhura që sigurohen nga pushteti vendor, ndërsa transferta e pakushtëzuar dhe specifike 31 304 milionë lekë. Nga të ardhurat nga transferim i rentës minerare, pushteti vendor planifikon të mbledhë 45 milionë lekë.

Në projektbuxhetin e vitit 2016, Ministria e Financave publikoi edhe funksionet të cilat transferohen tek bashkitë e reja. Konkretisht, në vitin që vjen tek pushteti vendor transferohen këto shërbime: personeli edukativ dhe mbështetës në arsimin parashkollor: personeli mbështetës i arsimit parauniversitar: rrugët rurale rajonale: shërbimi i mbrojtjes nga zjarri: shërbimi pyjor: ujitja dhe kullimi: drejtoritë e bujqësisë, dhe ofrimi i shërbimeve sociale.

Shuma e transfertës së pakushtëzuar drejt pushtetit vendor llogaritet 22 743 milionë lekë. Fondet për konviktet e arsimit parauniversitar llogariten 500 milionë leke, ndërsa fondet për arsimin parashkollor llogariten 3 951 milionë lekë. Ndërsa fondet për arsimin parauniversitar që do të menaxhohen nga pushteti vendor në vitin që vjen llogariten 351 milionë lekë. Për shërbimin ‘mbrojtja nga zjarri’ drejt pushtetit vendor janë transferuar 635 milionë lekë, ndërsa për shërbimin ‘mbrojtja sociale’, 65 milionë lekë.

Gjatë vitit që vjen, pushteti vendor fiton të drejtën të menaxhojë rreth 105 milionë lekë për shërbimin ‘administrimi i pyjeve’, ndërsa për rrugët do të menaxhojë 500 milionë lekë. Një tjetër shërbim që i kalon për administrim pushtetit vendor është ‘ujitja dhe kullimi’, për të cilin fondet e transferuara drejt pushtetit vendor llogariten 2 450 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button