Ekonomia

Pushteti vendor, të ardhurat mblidhen 97 %

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në vitin 2014 llogariten 12.447 milionë lekë, ose 97 % të planifikimit në shtator kur edhe u rishikua buxheti.

pasqyratPër gjithë vitin 2014, ministria e Financave planifikonte të mblidhte rreth 12.773 milionë lekë të ardhura nga pushteti vendor. Referuar statistikave zyrtare paraprake të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor (janar-dhjetor 2014) kapin vlerën e 32.892 milionë lekëve, kur për vitin 2013 ishin 29.797 milionë lekë. Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.
Nga taksa për pasurinë përgjatë gjithë vitit u arkëtuan 3.678 milionë lekë, nga tatimi i thjeshtuar mbi biznesin 1.709 milionë lekë dhe nga taksa lokale 7.060 milionë lekë. Për një administrim më të mirë të taksave që mblidhen nga pushteti vendor, qeveria ka vendosur heqjen e tatimorëve të pushtetit lokal dhe mbledhjen e tyre nga administrata tatimore për t’ua kthyer më pas bashkive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button