Bota

Putin: Ne do të mbrojmë interesat tona përballë sekuestrimit të të ardhurave ruse jashtë vendit

Rusia do të mbrojë interesat e saj përballë sekuestrimit të të ardhurave ruse në Francë dhe në Belgjikë, deklaroi dje presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi me gazetarët e huaj në kuadër të Forumit Ekonomin të Shën-Petersburgut.

“Ne do të mbrojmë interesat tona nëpërmjet rrugëve gjyqësore. Qëndrimi ynë është i qartë, Rusia nuk e njeh autoritetin e kësaj gjykate”, shtoi Putin duke iu referuar Gjykatës së arbitrazhit në Hagë që dënoi Moskën në vitin 2014 me dhënien e një shume prej 50 miliardë dollarësh (37 milliardë euro) aksionerëve të kompanisë së naftës ”Iukos” të oligarkut dhe kundërshtarit të Kremlinit Mikhail Khodorkovski.

Të ardhurat e shtetit rus në Francë dhe në Belgjikë janë ngrirë me kërkesë të ish-aksionerëve të kompanisë ”Ioukos” në kuadër të një procedure kompensimi për prishjen e diskutueshme të saj. Gjykata kishte dënuar shtetin rus për drejtimin e prishjes të ”Ioukos”, ish-numri një i naftës në Rusi, për arsye politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button