☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,841 ▼ -4.74% ETH $1,983 ▼ -4.13% XRP $1.3306 ▼ -2.27% SOL $82.7800 ▼ -5.26%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Putin: Nuk do të jem President i përjetshëm!

Në një intervistë, Presidenti rus tha se “Rusia nuk dëshiron një ‘perde të hekurt’ të re”

PutinPresidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, tha dje, se ka si synim që të mos jetë president i përjetshëm, duke vlerësuar se një gjë e tillë do të ishte e dëmshme për vendin e tij. Gjatë një interviste ekskluzive për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, të publikuar dje, Putin ka përjashtuar çdo mundësi për të qenë president i përjetshëm, meqë kjo “nuk është mirë për vendin, është e dëmshme dhe është diçka që unë nuk e dua”. Sipas tij, nisur nga aspekti kushtetues, ai mund të garojë për president në vitin 2018, por nuk ka saktësuar nëse planifikon të kandidojë edhe për një mandat tjetër. Duke u shprehur për përkeqësimin e raporteve me Perëndimin, Putin theksoi se Rusia nuk dëshiron një “perde të hekurt” të re. Më tej, ai është shprehur se Rusia nuk është dhe nuk do të jetë e izoluar, ndërsa ka hedhur poshtë spekulimet e paralajmërimet për “pasoja katastrofike” për ekonominë ruse, për shkak të sanksioneve ekonomike perëndimore dhe reduktimit drastik të çmimeve të naftës, e cila është njëra nga artikujt kryesorë të eksportit rus në tregjet botërore.

Autokracia në ish-Republikat Sovjetike

Menjëherë pas deklaratave të Putinit, janë hasur në mediat ndërkombëtare shumë analiza e komente që kishin të bënin me të ardhmen politike të Putinit. Ata kanë sjellë shumë argumente për ta bërë qëndrimin e tij, herë të gënjeshtërt e herë si një lojë e re, për t’u hedhur hi syve opinionit perëndimor. Siç pretendojnë disa prej tyre, Presidenti aktual rus thjesht po bën shakanë e radhës, pasi edhe vite më parë, ai hoqi dorë nga posti i lartë në krye të vendit të stërmadh, duke u zhvendosur me anë të një rokade pushteti me ish-kryeministrin e atëhershëm, Medvedev, një shkallë më poshtë në rangun e posteve më të larta shtetërore, për të ardhur sërish në kolltukun presidencial. Por, nga ana tjetër, theksojnë ato, duket se largimi i Putinit mund të sjellë edhe një vakuum ndoshta edhe më të rrezikshëm për fatet e komunikimit mes Rusisë e aleatëve të saj, dhe SHBA-së e Perëndimit nga ana tjetër, pavarësisht se në pamje të parë, largimi i tij, nëse ndodh vërtet, do të ishte një çlirim nga situata pa krye, duke e parë në parim. Nëse do të shihej jo vetëm ajo që ka ndodhur në Rusi, por edhe në shumë ish-Republika Sovjetike, pas rënies së ish-BRSS në 1991, duket se situata nuk jep shumë shpresë. Një listë pushtetarësh autoritarë që nisin qysh me Lukashenkon në Bjellorusi e deri në Kazakistan, Turkmenistan, Taxhikistan e rajonet e tjera të Azisë Qendrore, kanë arritur të rinovojnë disa herë pushtetin që morën kryesisht në fillimvitet ’90 të shekullit të shkuar, duke treguar se kushtetuta e mandatet presidenciale në përgjithësi nuk ishin veçse letra pa vlerë, që u jepnin atyre të drejtën për të qeverisur shpesh deri në vdekje, siç ndodhi me ish-presidentin autoritar turkmen, Saparmurat Nijazov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.