☁️
Tiranë 27°C · Vranët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $77,018 ▲ +2.65% ETH $2,120 ▲ +3.79% XRP $1.3624 ▲ +1.98% SOL $86.2700 ▲ +3.6%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Bota

Putin për rolin e Rusisë në Siri

aaaaPresidenti rus Vladimir Putin i doli në mbrojtje mbështetjes ushtarake që i ofron vendi i tij Sirisë, duke thënë se Moska do të vazhdojë të përkrahë Presidentin Bashar al-Assad në luftën e tij kundër agresionit terrorist. Udhëheqësi rus i bëri komentet një ditë pasi zyrtarët amerikanë shprehën shqetësim për aktivitetin rus në Siri:

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se pa rolin aktiv të autoriteteve dhe ushtrisë siriane kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, është e pamundur të sprapsen terroristët nga Siria dhe nga mbarë rajoni. Për këtë arsye, tha zoti Putin, Rusia është e angazhuar në mbështetje të regjimit të Asadit.

“Ne e kemi mbështetur qeverinë siriane. Në ballafaqimin e Sirisë me agresionin terrorist, ne kemi ofruar dhe do të ofrojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme ushtarake dhe teknike. U bëjmë thirrje vendeve të tjera të bashkohen me ne”.

Presidenti Putin i bëri komentet në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, në një takim të Traktatit të Sigurisë së Përbashkët, një organizatë e sigurisë me pjesëmarrjen e gjashtë shteteve ish-sovjetike.

Udhëheqësi rus iu kundërvu edhe akuzave se angazhimi rus në mbështetje të Asadit është ndër faktorët për eksodin masiv të refugjatëve nga Siria:

“Dua të theksoj se njerëzit ikin nga Siria kryesisht si rezultat i operacioneve ushtarake që janë bërë të domosdoshme pasi rebelët furnizohen me armë e pajisje. Njerëzit ikin për t’u shpëtuar krimeve të terroristëve. Ekstremistët vrasin njerëz, shkatërrojnë monumente kulturore. Mbi të gjitha refugjatët ikin për t’u shpëtuar ekstremistëve”.

Takimi në Dushanbe zhvillohet një ditë pasi Pentagoni konfirmoi njoftimet se Rusia duket se po ngre një bazë ajrore në Siri. Sipas njoftimeve të mëparshme të medias amerikane, e cila citonte zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, Rusia ka dërguar artileri dhe shtatë tanke të tipit T-90 pranë një fushe aviacioni në Siri.

Presidenti Barak Obama ka shprehur më parë shqetësim për aktivitetin ushtarak të Rusisë në Siri, duke thënë se mund të pengojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të gjetur një zgjidhje politike për situatën në Siri. Javën e kaluar Presidenti Obama tha se Uashingtoni do t’ia ngrinte udhëheqjes ruse shqetësimin për aktivitetin ushtarak rus në Siri.

Ambasadori sirian në Rusi ka hedhur poshtë njoftimet për dislokim të trupave ruse në Siri. Ai u shpreh se ndihma e dhënë është e kufizuar në furnizime me armë dhe pajisje ushtarake, në bazë të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.