Ekonomia

Pylli i Ballollit, monument natyror me një biodiversitet të veçantë

Monumentet natyrore në territorin tonë pyjor, janë të shumtë dhe kanë një histori të veçantë që i shoqëron.

Në sipërfaqen pyjore të Qarkut të Beratit ka shumë të tillë, por e veçanta është se një pyll i tërë me një sipërfaqe rreth 330 ha është shpallur park natyror.

Kjo sipërfaqe e menaxhuar ndodhet në Balloll të rrethit Berat.

Pyllëzimi i tij është kryesisht me lis dhe dru të tjerë shekullor, shkurre ku rriten dhe shumë fruta pylli.

Në këtë monument natyror me një bimësi të harlisur, rritet dhe shumohet një faunë e shumëllojëshme dhe e egër.

Para viteve 90, ky park ka qenë menaxhuar si rezervat gjuetie për derrin e eger dhe shfrytëzohej nga udhëheqja komuniste. Eshtë një park ku sot shfrytëzohet edhe për turizmin natyror dhe të peisazhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button