Ekonomia

Qarku i Korçës kryeson me pemtoret, Vlora me agrumet

Shtimi i sipërfaqeve me pemë frutore gjatë viteve të fundit, ka ndikuar në rritjen e prodhimit të pemëve frutore, që në vitin 2014 arriti në sasinë prej 220.000 ton, ku kryesojnë Korça dhe Vlora.

Krahasuar me vitin 2013, u konstatua se vjet prodhimi i pemëve frutore u rrit me 0,9 % gjatë vitit 2014. Gjithashtu, vjet numri i rrënjëve të drufrutorëve erdhi në rritje në pemë frutore 2,89 %, ullirin 4,34 %, agrume 6,66 %, pjergulla 1,7 % dhe sipërfaqet me vreshta 2,01 %.

Korça zë vendin e parë në shkallë vendi për numrin më të madh të pemëve frutore, pasi niveli më i lartë i prodhimit të pemëve në këtë qark vjet arriti në 63.965 ton.

Vlora zë vendin e parë në shkallë vendi për agrumet. Sipas INSTAT, vjet prodhimi i agrumeve ishte 21.000 ton, me një rritje prej 5 % krahasuar me 2013-tën. Vetëm në qarkun e Vlorës u arrit niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve me 10.657 ton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button