Politika

Qeveri teknike? Rama: Nuk ecet me parimin “hapi rrugë budallait”

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një tjetër mesazh sot kreut të PD-së për qeverinë teknike.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari në Facebook, Rama shkruan se nuk ecet me ecet me parimin “hapi rrugë budallait”.

Sipas kryeministrit qeveritë kanë parime dhe nuk ndjekin cdo propozim të çmendur që propozohet.

Një qytetar i indinjuar i ka shkruajtur Ramës në Facebook: Ore shoku Edvin, pse nuk e pranon qeverin teknike ti Kur e ‘do ‘ kaq shumë Shqipërinë? Se njeri nga ju duhet të hapi rrugë. Se boll kemi vuajtur me ju. Bëj mirë sa e ke në dorë. Dhe mos harro se të gjithë nga 2 metër vend do marim!

Edi Rama: Sepse zoti Piro, qeveria nuk është çështje personale dhe nuk vepron me parimin, “Hapi rruge budallait!”

Përgjigja vjen në kohën kur kreu i opozitës insiston për krijimin e qeverisë teknike që sipas tij, do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Opozita prej 19 ditësh po proteston në çadrën para kryeministrisë duke bojkotuar Kuvendin, zhvillime që sollën dhe dështimin e ngritjes së komisioneve të Vettingut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button