☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.87 ▲1.02%
ARI 4,790 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,431 ▲ +1.57% ETH $2,216 ▲ +0.7% XRP $1.3591 ▲ +0.78% SOL $84.6000 ▲ +2.04%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.87 ▲1.02 % ARI 4,790 ▼0.58 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.87 ▲1.02 % ARI 4,790 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria, 2 miliardë lekë më pak për Mbrojtjen, shton 1084 policë

Nga Herion Mesi

kodheli_siguria_komision-320x276Buxheti i parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm që do t’i vihet në dispozicion Ministrisë së Mbrojtjes, nuk kap as gjysmën e buxheteve të vendeve të tjera të NATO-s në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Është ky konstatimi i deputetit të mazhorancës, Luan Rama, gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes në mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Sipas tij, buxheti që i është vënë Mbrojtjes në dispozicion është 0.84% e PBB-së dhe ka një ulje prej 2 miliardë lekësh në krahasim me vitin e kaluar. Për këtë arsye, deputeti i LSI-së kërkoi nga kolegët që të paktën ky buxhet të rishikohet dhe të shkohet në të paktën deri në 1% të PBB-së. “Sa për qind të PBB zë projektbuxheti i Mbrojtjes për 2015 dhe si qëndron projekti juaj në raport me detyrimin që kemi si vend anëtar i NATO-s? Më rezulton ulje në totalin e buxhetit me 2 miliardë lekë krahasuar me 2014-n, kur do të duhej të ishte e kundërta. Meqë jemi në diskutim të projektbuxhetit, të shikojmë mundësitë nga 0.84% të arrijmë te 1% e PBB-së. NATO-ja kërkon 2% të PBB-së. Ju siguroj se me ato fonde nuk plotësoni dot prioritetet”- iu drejtua Luan Rama ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetit Rama, Kodheli u shpreh se ky buxhet do të jetë 12.6 milionë lekë dhe do t’i shërbejë përmirësimit të kushteve dhe modernizimit të forcave të ushtrisë. “Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2015 do të jetë 12.6 milionë lekë për vitin 2015 dhe i shërben përmirësimit të kushteve dhe modernizimit të forcave të ushtrisë. Praktikisht, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes është 0.84% e PBB-së”, tha Kodheli. Ajo deklaroi se do të trefishohen shpenzimet operative për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta në vendet problematike. “Asnjë ministër nuk është i kënaqur me projektbuxhetin. Projektbuxhetet e viteve të shkuara kanë qenë të manipuluara, por dhe të sforcuara. Kemi disa detyrime kushtetuese dhe disa projekte për të realizuar dhe ulja e fondit për investime nuk e prek operacionalitetin e FA-ve. Burimet dytësore do ta ndihmojnë shumë këtë gjë, kemi planifikuar rreth 700 milionë lekë nga burime dytësore”, – tha Kodheli.

Ministria e Brendshme

Gjatë seancës dëgjimore në lidhje me projektbuxhetin për vitin 2015 në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se qeveria ka paraqitur pranë Kuvendit, rritjen e numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit me 1087 punonjës. “Kjo sigurisht do të shtojë përmasën e shërbimit të punonjësit të Policisë së Shtetit në tërësi për qytetarët, na lejon ne t’u përgjigjemi qytetarëve më mirë dhe më shpejt dhe ndërkohë lejon Policinë e Shtetit të përballojë sfidat të cilat nuk janë të vogla sa i takon luftës kundër veprave penale në tërësi dhe kriminalitetit të organizuar në veçanti. Buxheti i ri hedh një hap deciziv për investimet në infrastrukturë dhe teknologji në Policinë e Shtetit”, – deklaroi Tahiri. Në fundi, Komisioni kaloi në parim projektbuxhetin për vitin 2015 të Ministrisë së Brendshme, i cili ka një rritje prej 14.7% dhe kap një vlerë 19.5 miliardë lekë.

Komisioni i Sigurisë

Kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, shmang raportimin

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, shmang përballjen e tij me deputetët e mazhorancës të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. SHISH përfaqësohej nga numri dy i institucionit, Ylli Alushi, pasi siç u mësua, Visho Ajazi Lika nuk ndodhet në Shqipëri. Në prill, Komisioni i Sigurisë ka ngritur një grup kontrolli parlamentar të përbërë nga deputetët Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimtarisë së SHISH në disa qarkore të brendshme gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.