☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.16 ▲0.96%
ARI 4,831 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,154 ▼ -0.25% ETH $2,332 ▼ -1.65% XRP $1.3620 ▼ -0.56% SOL $83.4300 ▼ -2.82%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.16 ▲0.96 % ARI 4,831 ▼0.39 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.16 ▲0.96 % ARI 4,831 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Qeveria: 20 % shtesë page për anëtarët e komisioneve të vlerësimit për vettingun

Qeveria është e vendosur të mbështesë organet e Reformës në Drejtësi. Qeveria ka vendosur sot, shumën shtesë me 20% të pagesës së anëtarëve të komisioneve të vlerësimit për vettingun.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sot para mediave ku theksoi se me këtë vendim qeveria tregon angazhimin serioz për këtë reformë dhe se institucionet e reja nuk kanë asnjë pengesë tashmë për të vijuar punën.

“Këshillimi i Ministrave mori një vendim të rëndësishëm për pagesën e shtesë të anëtarëve  të komisioneve të vlerësimit. Shumën shtesë të masës 20% të pagesës së përcaktuar me ligj. Qeveria tregon me këtë vendim angazhimin serioz për këtë reformë. Institucionet e reja janë gati të fillojnë nga procesi që sot. Qeveria është e angazhuar që procesi të nisë sa më parë. Mezi pritet edhe nga qytetarët që të japë rezultatet e para. Tani mbetet të drejtohet nga vetë organet e vettingut vullneti dhe angazhimi për këtë proces”, tha Gjonaj.

Paga për komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe për komisionerët publik është rreth 3 mln lekë, pasi ata marrin pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ndërsa për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është diçka më shumë, mbi 3.2 mln lekë të vjetra, sepse kjo pagë llogaritet duke iu referuar pagës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ligj janë përcaktuar pagat bazë referuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.