🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,565 ▼0.24%
DOW 46,202 ▼0.01%
NASDAQ 21,789 ▼0.72%
NAFTA 91.72 ▲4.07%
ARI 4,403 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,456 ▼ -2.01% ETH $2,120 ▼ -1.84% XRP $1.3910 ▼ -3.26% SOL $88.9300 ▼ -2.88%
S&P 500 6,565 ▼0.24 % DOW 46,202 ▼0.01 % NASDAQ 21,789 ▼0.72 % NAFTA 91.72 ▲4.07 % ARI 4,403 ▼0.09 % S&P 500 6,565 ▼0.24 % DOW 46,202 ▼0.01 % NASDAQ 21,789 ▼0.72 % NAFTA 91.72 ▲4.07 % ARI 4,403 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria financon 5 projekte në fushën e turizmit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi nënshkroi të enjten kontratat me pesë përfaqësuesit e projekteve fituese që konkuruan për mbështetje financiare të projekteve në turizëm. Shuma e financimit të këtyre 5 projekteve fituese është 16.433.715 lek.

“Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar fort në promovimin dhe mbështetjen e sipërmarrjes që operon në sektorin e turizmit”, theksoi Ekonomi, duke shtuar se projektet synojnë jo vetëm promovimin e turizmit, por edhe trajnimin e personave që punojnë në këtë sektor për të rritur cilësinë e shërbimit.

Në shërbim të këtij angazhimi në prill të 2016 qeveria miratoi vendimin “Për përcaktimin e kritereve e të afateve të kërkesë propozimeve për mbështetje financiare të projekteve në turizëm”.
Ekonomi ftoi të gjithë ata që kanë aftësi të kontribuojnë në turizëm të aplikojnë në thirrjet e ardhshme.

Të dhëna për projektet e shëpallura fituese:

1-) Projekti “Korridori Ali Pashe Tepelena”
Aplikanti :ART KONTAKT
Statusi Ligjor: OJF
Fondi i përfituar:  2,050,000 lek
Përmbajtja e projektit: Ka si qëllim të krijojë kushtet për krijimin e korridorit/itinerarit kulturor turistik të Ali Pashë Tepelenës, bazuar në rrjetin e kalave, urave dhe dhjetëra vendbanime objekte etj, të ndërtuara gjatë sundimit të Ali Pashës.
Projekti parashikon studimin e fizibilitetit të këtij turizmi tematik, krijimin e brand-it të Korridorit Ali Pashë Tepelena. Hartimin e një linje produktesh tipike lokale, shërbimesh turistike, hartimin e një plani komunikimi dhe promovimi Brenda dhe jashtë kufinjve.

2-) Projekti “Projekt ide për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik ne Itali”
Aplikanti: Elona Pinguli
Statusi Ligjor: Person Fizik
Fondi i përfituar: 2,489,112 lek
Përmbajtja e projektit: Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik në tregun italian dhe krijimi i një treg të strukturuar turistik mes Italisë dhe Shqipërisë. Promovimi i Shqipërisë në mënyrë profesionale para operatorëve turistik italian që kanë target turizmin Ballkanik. Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik që ofron shumë opurtuinitete me kosto të ulët dhe sadisfaksion të lartë për turistin Italian.

3-)Projekti “Platforma all in one booking online ‘Visit Albania Now’”
Aplikanti: Skikuli Dot Com
Statusi Ligjor: Person Fizik
Fondi i përfituar: 2.330.000 lek
Përmbajtja e projektit: “Visit Albania Now” është një website që i ofron turistëve të huaj, mundësinë e prenotimeve të shërbimeve të ofruara nga biznese shqiptare në fushën e turizmit. Nëpërmjet këtij website, vizitorët do të kenë mundësi që të rezervojnë/prenotojnë dhoma hotelesh/hostelesh,camping, makina dhe biçikleta me qira etj.
Në këtë mënyrë operatorët turistik kanë mundësinë që të rrisin të ardhurat e tyre.

4-) Projekti “Korça me biçikletë”
Aplikanti: Prefekti i Qarkut Korçë
Statusi Ligjor: P.J /Institucion Publik
Fondi i përfituar:1.962.302 lek
Përmbajtja e projektit: “Korça me biçiklete” ka si qëllim promovimin e turizmit në Bashkinë Korçë nëpërmjet pedalimit.  Ky projekt synon nxitjen e turizmit nëpërmjet eksplorimit të natyrës të mrekullueshme të rajonit, vlerave të trashëgimisë kulturore si dhe nxitjen e grup moshave të ndryshme të përdorin biçikletën.  Broshura pedaluese “Korça me biçikletë” do të përmbajë 19 itinerare me një total prej 864 kilometra në formën e një guide.

5-) Projekti “Rritja e konkurueshmërisë së turizmit rajonal nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore të bizneseve turistike”
Aplikanti: BiznesAlbania
Statusi Ligjor: OJF
Fondi i përfituar: 7.602.300 lek
Përmbajtja e projektit: Është formimi intensiv i personelit të 10 hoteleve turistike dhe 10 restoranteve në Pogradec si dhe 15 hoteleve dhe 10 restoranteve në Durrës për shërbime cilësore turistike, që çojnë në përmirësimin e tipareve të produktit turistik ofruar dhe rritjen e konkurueshmërisë së ofertës turistike në këto rajone.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.