Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar, MF: Sigurohen mjete për mbështetjen e grave fermerë dhe viktimave të dhunës në familje
Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me të cilat sigurohen mjete shtesë për gratë e angazhuara në aktivitete bujqësore, mjete për krijimin e linjes nacionale SOS për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore, si dhe mjete për hapjen dhe vënien në funksion të dy qendrave të kujdesit për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës gjinore.
Nga Ministria e Financave thonë se propozimi i ribalancit të plotësuar me amendamentet e përfshira pas debatit në Komisionin e Financave dhe Buxhetit në Kuvend dhe ndryshimet e propozuara do të parashtrohet në Kuvend për miratim.
“Me ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme planifikohen në nivel prej 379.5 miliardë denarësh. Shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel prej 425.8 miliardë denarësh, me ç’rast mjetet shtesë janë destinuar drejt prioriteteve të përcaktuara qartë.Me ribalancin janë siguruar mjete shtesë për subvencione në bujqësi, më shumë mjete për subvencione në transportin hekurudhor, për mbështetje të sportit, si dhe për standardin e studentëve dhe nxënësve”.
“Gjithashtu, është siguruar mbështetje shtesë për kategoritë e shtresave në nevojë të qytetarëve përmes mjeteve për kompensime sociale, shoqëritë mbrojtëse, kuzhinat popullore dhe masat për deinstitucionalizim, si dhe mjete shtesë për mbrojtjen shëndetësore. Me rebalancin sigurohen mjete shtesë për investime kapitale, në vlerë prej rreth 46 miliardë denarësh, që është rritje për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Në të njëjtën kohë, shpenzimet për mallra dhe shërbime janë zvogëluar”, thonë nga MF.
Me ribalancin, deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 46.3 miliardë denarësh, ose 4.1% e PBB-së. Rritja ekonomike është projektuar në nivel prej 3.5%.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.