🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,502 ▲2.49%
DOW 46,223 ▲2.23%
NASDAQ 21,498 ▲3.38%
NAFTA 101.67 ▼1.18%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,757 ▲ +1.47% ETH $2,104 ▲ +3.18% XRP $1.3375 ▲ +0.57% SOL $82.6400 ▼ -0.37%
S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria miraton shpërblimet për festat e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar shpërblimet e fundvitit për kategoritë shoqërore si dhe për ushtarakët dhe efektivët e policisë që përballuan situatën e përmbytjeve.

Këshilli i Ministrave vendosi sot që të shpërblejë ushtarakët, FNSH-në, RENEA-n, pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim, të cilët u angazhuan në situatën e përmbytjeve

Fondi 63 milionë e 300 mijë lekë në shenjë mirënjohje për të gjithë ata efektivë të forcave të armatosura dhe policisë së Shtetit që u përfshinë në operacioni e jashtëzakonshëm që përballuan një emergjencë të rrezikshme në vecanti për ata që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve”, bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Konkretisht

Fondi total prej 63 mln e 290 mije lekesh do të ndahet per dy kategorite: 
–  2917 efektive FA

– 330 efektive te policise se shtetit

Personeli i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtes do të shpërblehet si më poshtë:

298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)

1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)

1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)

Shpërblimi për policët

Shpërblimi i punjosve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:

70 punonjës të repartit Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër

60 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Fier

30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Durrës

30 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Tirane

70 punonjës të drejtorisë vendore te policisë Vlore

70 punonjës të drejtorisë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force

Shpërblimi për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar

Po kështu, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se 30 mijë lekë të vjetra do të marrin pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndërsa familjet me ndihmë ekonomike do të marrin 20 mijë lekë.

30 mijë lekë të vjetra shpërblim
498.242 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe qyteti
132.530 persona që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të kooperative bujqësore 
981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. 
11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi 
3.037 persona pension pleqërie për minatorët, 
2.250 persona që nuk përfitojnë pernsion po shërbim financiar si veteranët

20 mijë lekë të vjetra shpërblim
79.370 përfitues me ndihmë ekonomike 
67.311 përfitues pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.