☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,487 ▼0.32%
DOW 51,987 ▼0.02%
NASDAQ 26,314 ▼0.24%
NAFTA 75.58 ▲0.41%
ARI 4,330 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,406 ▼ -0.97% ETH $1,768 ▼ -1.83% XRP $1.2062 ▼ -1.82% SOL $73.3000 ▼ -0.83%
S&P 500 7,487 ▼0.32 % DOW 51,987 ▼0.02 % NASDAQ 26,314 ▼0.24 % NAFTA 75.58 ▲0.41 % ARI 4,330 ▼0.56 % S&P 500 7,487 ▼0.32 % DOW 51,987 ▼0.02 % NASDAQ 26,314 ▼0.24 % NAFTA 75.58 ▲0.41 % ARI 4,330 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Qeveria miraton Udhërrëfyesi Kombëtar 2030, Koçiu: Asnjë pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë vijon pa pengesa dhe se qeveria ka përmbushur me seriozitet detyrimet ndaj Bashkimit Europian.

Në nisjen e konferencës ajo theksoi se, “Jam këtu për të ndarë një vendimmarrje shumë të rëndësishme, që shkojnë në vazhdën e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënoi rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Dy vendimet më të fundit sigurojnë, vijon ajo, edhe një herë që puna e institucioneve shqiptare është e konsoliduar dhe ato kanë arritur pjekurinë e mjaftueshme për të raportuar ashtu siç duhet reformat e ndërmarra”, deklaroi Koçiu.

“Qeveria shqiptare, institucionet dhe PS në Kuvend kanë dialoguar në një qasje konstruktive dhe gjithë vendimmarrjet nuk e kanë cënuar progresin e integrimit. Të gjitha këto janë aludime të opozitës, të cilat nuk ia dolën të ndikojnë në këtë proces. Në fund të ditës ne bëjmë detyrat me përkushtim dhe shumë seriozitet dhe për këtë BE na njeh progresin”, u shpreh Koçiu.

Ajo theksoi se vlerësimet pozitive nga Bashkimi Europian janë dëshmi e progresit që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit, duke nënvizuar se opozita nuk ka arritur të zbehë punën e institucioneve.

Zv. Kryeministrja komunikoi edhe dy vendimet më të fundit të Këshillit të Ministrave, të cilat lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit:

“Miratimi i Udhërrëfyesit Kombëtar për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030**, një dokument strategjik me 66 kritere të matshme që do të orientojnë punën e institucioneve publike në përputhje me agjendën europiane. Vendimi për partneritetin strategjik mes qeverisë shqiptare dhe agjencive të OKB-së për periudhën 2027-2031**, i bazuar te zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, transformimi ekonomik, rritja e gjelbër, si dhe mirëqeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut.”-tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.