⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.66%
DOW 52,414 ▲0.1%
NASDAQ 26,501 ▲1.27%
NAFTA 100.09 ▼1.64%
ARI 4,075 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,482 ▲ +0.28% ETH $2,345 ▲ +0.97% XRP $1.3216 ▲ +2.13% SOL $100.8900 ▼ -0.81%
S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 % S&P 500 7,728 ▲0.66 % DOW 52,414 ▲0.1 % NASDAQ 26,501 ▲1.27 % NAFTA 100.09 ▼1.64 % ARI 4,075 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan mëngjesin e kësaj të enjteje një takim me pensionistët.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se pas reformës së pagave, fokusi kryesor i qeverisë është zhvendosur te pensionistët. Ajo bëri me dije se që nga marrja e mandatit, rreth 70 miliardë lekë janë alokuar për bonuset e kësaj kategorie.

Ibrahimaj theksoi se më parë rritjet domethënëse kanë qenë të pamundura, ndaj është aplikuar indeksimi vjetor për të mbrojtur fuqinë blerëse nga rritja e çmimeve, si dhe bonusi tradicional i dhjetorit.

“Pensionet ishin diçka ku ne, që kur rritëm mandatin, do të fokusoheshim. Që kur kemi marrë mandatin, janë rreth 70 miliardë lekë që kanë shkuar për bonuset e pensionistëve. Ne nuk kishim mundësi më parë që të bënim rritje domethënëse të pensioneve, por çdo vit bëjmë indeksimin e pensioneve, me qëllim që të ardhurat dhe fuqia blerëse e pensionistëve të mos ndikohet nga rritja e çmimeve. Kemi pasur çdo vit bonusin e pensioneve, që është dhënë në dhjetor.

Nga viti 2026 kemi ndryshuar politikën tonë. Bonusin do ta japim në bazë mujore, sipas kategorive, në mënyrë që pensioni mesatar i atyre që kanë vite të plota pune të shkojë në 400 euro dhe pensioni mesatar i atyre që kanë vite të pjesshme pune të shkojë në 200 euro.

Të gjitha të ardhurat shtesë që ne i marrim si pasojë e rritjes ekonomike do t’i rishpërndajmë te pensionistët.

Nga sot ka nisur shpërndarja e një tjetër bonusi pensionesh për vitin 2026, në vlerën 5 mijë lekë të reja. Janë rreth 33 mijë pensionistë që sot, bashkë me pensionin, kanë marrë bonusin e vlerës dhe rishpërndarjen e të ardhurave. Për këtë bonus, qeveria ka vënë në dispozicion 3.9 miliardë lekë”, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.