QKK shpall 11 projekte fituese për zhvillimin e filmave artistikë me metrazh të gjatë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli 11 projektet kinematografike fituese në kategorinë “Projekte për zhvillim të filmit artistik me metrazh të gjatë”.
Projektet e përzgjedhura janë:
- “Ëndrra e diktatorit” – Regjia dhe skenari: Erenik Beqiri.
- “Cittadina 113” – Regjia dhe skenari: Andamion Murataj.
- “Ngjyrat nën lëkurën time” – Regjia dhe skenari: Ajola Daja.
- “Liminal” – Regjia dhe skenari: Andi Deliana.
- “AMA” – Regjia dhe skenari: Valmir Tertini.
- “Sherebelë” – Regjia dhe skenari: Gentian Gjikopulli.
- “Fjolla” – Regjia: Redi Treni; skenari: Aleksander Rusjakov.
- “2020” – Regjia: Sara Hoxhaj dhe Mateo Cingu; skenari: Florjan Binaj.
- “Jeta e re” – Regjia dhe skenari: Lorin Terezi.
- “Hapësira mes nesh” – Regjia dhe skenari: Adrian Guri.
- “Hera” – Regjia dhe skenari: Xhoslin Rama.
Përmes kësaj thirrjeje, Qendra Kombëtare e Kinematografisë mbështet zhvillimin e projekteve të reja filmike dhe krijimtarinë e autorëve shqiptarë në fushën e kinematografisë.
Mes emrave fitues në këtë shpallje të QKK-së, është Erenik Beqiri një nga regjisorët shqiptarë me vlerësime ndërkombëtare në kinematografi. Në vitin 2023, filmi i tij i shkurtër “A Short Trip” u shpall fitues i çmimit “Best Orizzonti Short” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Ndërsa Lorin Terezi ka fituar së fundmi çmimin “Filmi më i Mirë” në edicionin e 42-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë (Warsaw International Film Festival), në Poloni, me filmin e tij artistik “Agia”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.