Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!
Në mbledhjen e parë të konstituimit, socialistët vendosën të shtojnë me dy anëtarë përbërjen e Komisionit të posaçëm për fazën e dytë të Reformës Administrative-Territoriale, një komision i bojkotuar nga Partia Demokratike.
Kushtëzimi në formulim favorizon PSD-në e Tom Doshit dhe Partinë Mundësia, duke lënë jashtë vetëm partitë e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorrit që kanë nga 1 deputet.
Nisur edhe nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, të cilin e citoi, kryetari socialist ftoi opozitën të bëhet pjesë e komisionit, duke premtuar gjithëpërfshirje.
Arbjan Mazniku e bëri të qartë që kalendari i punës do të ketë dy ndarje, me prioritet ato ndryshime që prekin zgjedhjet e 9 Majit.
Komisioni do të organizojë punën i ndarë në disa nëngrupe, për të prekur në total 42 funksione të pushtetit vendor, që shkojnë nga infrastruktura, problemet sociale, ligjzbatuese, financat, qeverisjen dhe rajonalizimin.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.