☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,608 ▲0.39%
DOW 46,649 ▲0.31%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.81 ▲1.14%
ARI 4,677 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,684 ▲ +3.51% ETH $2,141 ▲ +3.94% XRP $1.3389 ▲ +2.96% SOL $81.7100 ▲ +2.52%
S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 % S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qosja: E adhuroj ideatorin që e paraqiti flamurin prej qiellit

qosja-e-adhuroj-ideatorin-q-euml-e-paraqiti-flamurin-prej-qiellit_hdNuk iu lejua shqiptarëve të kenë flamur kombëtar në stadium siç iu lejua serbëve, por ky flamur, megjithatë, mbërriti në stadium. Ishte kjo një ide jashtëzakonisht origjinale, shumë e papritur, shumë e befasishme, që mund ta ketë krijuar vetëm një mendje shumë krijuese. E adhuroj djaloshin që e krijoi këtë ide dhe e paraqiti ashtu si e paraqiti në stadiumin e “Partizanit”: prej qiellit.

Kështu shprehet akademiku Rexhep Qosja në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”, lidhur me ngjarjen e 14 tetorit në Beograd. Për profesorin, ideja që kanë shqiptarët për bashkim erdhi prej qiellit. Ndërsa i sheh si raciste deklaratat e elitës politike serbe. Ai nuk është fort i kënaqur as me deklaratat eurforike të disa politikanëve shqiptarë, e mandej e sheh si të papranueshme deklaratën e sllovenes Maja Kociancic, apo atë të Michel Platini.

Sipas tij, Edi Rama, edhe pas ngjarjes duhet të shkojë në Beograd për të dëshmuar mençuri politike. E ndërsa ngjarja ka ngritur tonet nacionaliste, Qosja kujton se “isha i vetëdijshëm se sa shumë do ta keqpërdor këtë ide konkrete Serbia.

“Por, mua më shkaktoi adhurim për ata që e paraqitën përmes flamurit kombëtar dhe dy figurave madhështore kombëtare në të”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.